Abuzimi seksual në fëmijëri është çfarëdolloj veprimi verbal, vizual apo fizik ndaj një të mituri me qëllim përfitimin seksual, nga një fëmijë më i madh apo nga një i rritur.  Thuajse gjithmonë ky veprim bëhet nga dikush  të cilin fëmija e njeh dhe që ka kontakt të vazhdueshëm me të.

Fakti që fëmija nuk do të kallëzojë është arma më e fuqishme e një abuzuesi. Por strategjia e Perëndisë ndaj abuzuesit, është që ta nxjerrë të fshehtën e kështu të mundësojë të VËRTETËN  që ta ÇLIROJË fëmijën. Viktimat e abuzimit seksual  në fëmijëri  jetojnë nën skllavërinë e “sekretit.” Të zbulosh  të vërtetën është e vetmja strategji për të thyer fuqinë  e sekretit.  Duhet të arrini që viktimat të hapin zemrën, t’u jepni  atyre dashuri, përkujdesje dhe dhembshuri që derdhet nga Fryma e Shenjtë.

  1. Lutuni për mençuri mbinatyrore prej Perëndisë.
  2. Sigurohuni që të ketë përreth një atmosferë të sigurt.
  3. Pyesni nëse fëmija është duke përjetuar diçka të parehatshme apo konfuze.
  4. Dëgjoni, reflektoni dhe observoni me kujdes.
  5. Lini autoritetet përkatëse të vendosin për të vërtetën.
  6. I thoni fëmijës se e besoni.
  7. Kini parasysh se ofendimet janë të gabuara.
  8. Siguroni fëmijën se nuk është faji i tij për sa ka ndodhur.
  9. I konfirmoni fëmijës se “të tregojë” është gjëja e duhur për t’u bërë.
  10. Bëni që fëmija të ndihet pjesë e një atmosfere të sigurt, duke i dhënë atij dashuri dhe dhembshuri

Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai( Fjalët e urta 20:5)

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në qender_keshillimi@yahoo.com, P.O.BOX 29 14 Tiranë

 

Përdhunimi
Besëlidhja martesore

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>