Ndihme AlkooliTë rinjtë janë gjithnjë e më tepër nën presion që të provojnë duhanin, alkoolin si dhe droga të tjera. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e adoleshentëve, eksperimentojnë me këto substanca, e shumë prej tyre vuajnë pasojat shkatërrimtare të varësive. Ne të rriturit, shpesh herë mendojmë se abuzimi me drogën si dhe traumat e saj të tmerrshme, nuk kanë për të prekur kurrë fëmijët tanë, e aq më pak neve vetë. Faktet na thonë tjetër gjë. Faktet na thonë se ASKUSH nuk është i sigurt kur bëhet fjalë për drogat.

Si ne ashtu edhe të rinjtë tanë, duhet të ndërgjegjësohemi për rreziqet e drogave, përpara se të joshemi prej tyre e të përjetojmë rreziqe vdekjeprurëse. Të rriturit të cilët janë të preokupuar për fëmijët e tyre, janë të gatshëm t’u thonë atyre të vërtetën.

“Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.”
(Fjalët e Urta 16:23)

Për t’u shkëputur nga një varësi, personi duhet të jetë në gjendje që ta shikojë problemin, e pastaj të jetë i gatshëm që të përballet me të e të kërkojë shërim.

Ja dhjetë të vërteta nga tundimet e paraqitura tek 1 Korintasve, kapitulli 10:

Nr. 1 Nëse mendon se po qëndron në këmbë, shiko se mos bie. ………………………… v. 12

Nr. 2 Nëse mendon se sfida me të cilën përballesh, është unikale, është e qartë që gabohesh.     v. 13

Nr. 3 Perëndia nuk ka për të lejuar që të tundohesh përtej asaj që mund të mbash. v. 13

Nr. 4 Perëndia ka për të dhënë një rrugë përmes të cilës t’i bësh ballë sprovës. … v. 13

Nr. 5 Çdo gjë lejohet, por jo çdo gjë është e dobishme apo ndërtuese. ……………… v. 23

Nr. 6 Mos u përqendro tek vetja, por më shumë tek mirësia e të tjerëve. ………….. v. 24

Nr. 7 Mos e shkel ndërgjegjen e të tjerëve; kufizoje lirinë tënde për hir të tyre. … v. 29

Nr. 8 Çfarëdo që ha ose pi, bëje për lavdinë e Perëndisë. ………………………………… v. 31

Nr. 9 Mos bëj që ndokush të pengohet për shkak të veprimeve të tua. ………………. v. 32

Nr. 10 Kërko të mirën e të tjerëve, në mënyrë që ata të shpëtohen me të vërtetë. ………… v. 33

 

“Unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: “Mos u frikëso, unë të ndihmoj.”
(Isaia 41:13)

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë per të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në qender_keshillimi@yahoo.com, P.O.BOX 29 14, Tiranë.

Aborti: Jo një zgjedhje, por një fëmijë.
Këshillimi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>