“Kurrë nuk ke për t’u bërë dikushi!” . . . “Do doja të mos kishe lindur kurrë!” Fjalë të tilla në fëmijëri mund ta lëndojnë zemrën për gjithë jetën. Plagosje të mëtejshme ndodhin në moshën madhore kur në diskutim është vënë kush do të ketë kontrollin. Kërcënime si: . . . “Nëse largohesh, unë do të lëndoj fëmijët!” ose “I kam marrë çelësat, nuk ke për të shkuar askund!”. . .janë abuzive si emocionalisht ashtu edhe për sa i takon fjalëve, e janë mënyra se si dikush përpiqet të ruajë kontrollin në marrëdhënie.

Abuzimi mund të kryhet edhe pa fjalë, qoftë me shikime poshtëruese, gjeste të pahijshme ose sjellje kërcënuese. Këto veprime shkaktojnë një dhimbje të pamat dhe e pengojnë rritjen emocionale. Ti nuk ke përse ta lejosh një abuzues që të të bëjë të ndjehesh e pa vlerë. Jezusi thotë që Perëndia jo vetëm njeh çdo harabel, por Ai të njeh edhe ty nga afër e të konsideron me vlerë të madhe.

 “A nuk shiten vallë pesë harabela për dy pare? E megjithatë as edhe një prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë. Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara; prandaj mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.” (Luka 12:6–7)

Perëndia është streha jote. Ne bashkë me Të, mund të përballojmë çdo sfidë.  Ja tek janë shtatë hapa të domosdoshëm drejt fitores.

1.Përballu me problemin. (Psalmi 139:23–24)

Vendos që të mos e tolerosh më sjelljen abuzuese.

2.Kuptoje burimin e problemit. (Fjalët e Urta 18:15)

Dije që ti nuk je shkaku i abuzimit (edhe pse fajin do të ta hedhin ty).

3.Përballu me problemin. (Fjalët e Urta 16:21)

Bëje të qartë se nuk do të tolerosh më sulme me fjalë.

4.Merr përgjegjësi për veten tënde.(Romakëve 12:17–18)

Rezistoi kërkimit të marrjes hak.

5.Shikoje personin abuzues nga këndvështrimi i Perëndisë. (Filipianëve 4:19)

Shikoje atë person si dikush për të cilin Krishti vdiq.

6.Duaj në mënyrë të pakushtëzuar. (Fjalët e Urta 10:12)

Dashuria nuk është një ndjenjë, por një përkushtim për të bërë atë që është e duhur.

7.Praktiko një jetë të fuqishme lutjeje. (1 Thesalonikasve 5:17–18)

Kujto se lutja është shtegu më i sigurt për shërim dhe plotësi.

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në qender_keshillimi@yahoo.com, P.O.BOX 29 14 Tiranë

 

 

Përdhunimi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>