ThingsCancerPatientsLovetoHearNdonjëherë është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për ti thënë dikujt që vuan nga kanceri. Website WhatNext ka bërë një anketim duke pyetur personat që vuanin nga kancerit se cfarë do donin ata të dëgjonin gjatë rrugëtimit të tyre të jetës bashkë me sëmundjen dhe ne po ndajmë me ju disa nga ato përgjigje. Ja se cfarë pëlqejnë të dëgjojnë njerzit e sumrë me kancer

 

  1. “Nuk di cfarë të them po unë jam këtu për ty.”

listen to someone with cancerNuk ka asgjë të keqe ti thuash dikujt që ske fjalë për të thënë rreth asaj që ata po kalojnë. Të mos dish është normale dhe sinqeriteti vlerësohet më tepër. Ndonjëherë ne ndjejmë presionin që të gjejmë fjalët e duhura për të thënë, por është më mirë të jemi transparente kur nuk dimë.

  1. “Do jem edhe unë me ty mes dallgëve derisa stuhia të qetësohet.”

ride the wave of cancer togetherKy është një pohim shumë i fuqishëm sepse i le të kuptojë personit që mund të mbështetet tek ju. Ndonjëherë njerzit e sëmurë me kancer duan vetëm të dëgjojnë se nuk janë vetëm dhe se dikush do të jetë përkrah tyre përgjatë këtij udhëtimi. Dikush mbase ka nevojë të dëgjojë vetëm ti thuash : “Ti nuk je vetëm”  ose  “ Mund të mbështetesh tek unë për cdo gjë”. Edhe nëse ndjehesh që nuk e kupton situatën që personi i sëmurë po kalon apo nuk di ctë thuash, ti mund tia bësh të qartë që do të jeni besnikë ndaj tyre në betejën e tyre me kancerin.

  1. “Jam këtu për të të dëgjuar.”

when a friend has cancerNdonjëherë nuk është shumë e rëndësishme ajo që dëgjon nga të tjerët, por më e rëndësishme është të kesh dikë me të cilin mund të flasësh. Disa mendojnë se plaga e tyre është një barrë, por duke i thënë se ju jeni atje për ta dëgjuar i lejon ata ta kuptojnë se ata nuk duhet të kenë turp nga biseda të vështira ose emocionale me ju

  1. “Më lejo të të ndihmoj me këtë apo atë gjë…”

whattosaytosomeonewithcancerDuke e ditur që do të bësh dicka specifike për ta, kjo i ndihmon ata ta kenë më të lehtë. Kur njerzit të pyesin “Cfarë mund të bëj për ty” ose “Si mund të të ndihmoj” ? kjo ua vështirëson punën të sëmurëve sepse atyre u duhet të mendojnë gjithcka për të kërkuar një ndihmë specifike. Në këtë mënyrë mund ti bie fare shkurt duke thënë “ Ska problem, jam shumë mirë tani” ose “Jo, nuk kam nevojë për ndonjëgjë”. Duke thënë që ti do të bësh dicka specifike për ta, si psh : Sot mos  gatuaj gjë se do të të sjell unë dicka për të ngrënë. Kjo gjë ua bën më të lehtë këtyre personave që ta pranojnë ndihmën.

  1. Pyetini për gjëra të tjera përvec kancerit : “Cke bërë ndonjë gjë” ose “Si janë nga familja” ?

have normal conversation with someone who has cancerPër disa njerëz me kancer duket sikur kanë bërë një tatuazh në ballë, ata ndjehen sikur në momentin që diagnostikohen me kancer, sëmundja është gjëja e parë që njerzit dallojne tek ata. Nuk është e thënë që cdo bisedë ta rrotullosh drejt sëmundjes së tyre. Ndonjëherë është më shumë e dobishme të flisni dhe të diskutoni edhe për gjëra të tjera normale duke i trajtuar në të njëjtën mënyrë sic i trajtoje përpara se të diagnostikoheshin.

  1. Njerzve të sëmurë me kancer ju pëlqen të dëgjojnë një zile tel ose një zhurmë sms-je.

talking-on-phoneNdonjëherë ka më shumë rëndësi  thjesht një telefonatë apo mesazh me tekst nga një mik që është duke u interesuar për ta. Gjëja e fundit që ata duan të dëgjojnë është heshtja.  Shpesh heshtja mund të jetë më e dhimbshme sesa të dëgjosh gjënë e gabuar.

  1. “Do të të mbaj në lutje”

praying-together-part-onePër ata që besojnë në Zotin, këto fjalë janë shumë inkurajuese. Por duhet të kemi shumë kujdes, nuk është shumë e rëndësishme ti thuash që do lutesh për ta, më e rëndësishme është të lutesh. Për ata që nuk besojnë, mirë është që të thoni fjalë të sinqerta shprese, kurajoje dhe fjalë dashurie për ta. Psh mund ti thoni “ Je shumë i zgjuar” apo “ Kam besim që do ia dalësh edhe këtë herë” etj

  1. Të kam dërguar një e-mail.

fresh-cut-flowers-andFjalët e shprehura janë kuptimplota, por ndonjëherë mund të shprehin më shumë kur janë të shkruara.  Një letër apo një e-mail, ose thjesht nje shënim i vogël i lënë mbi tavolinën e tyre të punës është një inkurajim për ta. Një ide tjetër do të ishte psh një kartolinë, apo një buqetë me lule i shoqëruar nga një shënim i vogël që mund tia dërg në punë, në shtëpi ose në spital.

  1. “Si thua për një përqafim?”

getty-531935503-people-hugging-thomas-tolstrup-mainVeprimet e thjeshta dhe të sinqerta janë shumë të domosdoshme për personat e sëmurë me kancer. Qoftë duke i dhuruar një përqafim, apo duke i bërë shoqëri ose thjesht duke i dhënë kohë nga koha juaj, të gjitha këto gjëra të thjeshta vlerësohen shumë nga personat e sëmurë.

Gjërat që nevojiten për një udhëtim
Të fortë mendërisht

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>