13230082_10154174632513839_1799425225972212417_nShumë njerëz thanë se radio nuk do të mbijetonte  përkundrejt televizionit dhe internetit. Si për të hedhur poshtë të tilla pohime, ende pas shumë vitesh, radio  zë  një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë- ajo është e gjallë dhe na motivon.  Ja tek janë 12 arsye se përse radio është dhe do të jetë gjithmonë e mrekullueshme.

1. Një zë miqësor që të shoqëron dhe vret vetminë.

Kur dëgjon radion, ndjen se dikush është duke folur me ty.

2. Të rikthen entuziazmin kur mërzia po të vret.

Sa herë të mërzitesh, qetësohu dhe sintonizohu në Radio 7. 

3. Muzikë e mrekullueshme që u përshtatet njerëzve me shije të ndryshme.

A të pëlqen muzika kontemporane apo ajo retro? Radio i  ka të dyja, e madje edhe më shumë se kaq.

4.  Kur mund të jesh duke kaluar në kohë të vështira, radio vepron si një  mesazher përmes tingujve të zërit.

Pavarësisht nëse bie  shi apo është stuhi,  puna  e folësve nuk  ndalet, ata përpiqen të ndihmojnë sa më shumë njerëz që të jetë e  mundur.

5.  Koha kur jeni në timon, në mëngjes dhe në mbrëmje, bëhet shumë më e lumtur për shkak të radios.

 Të gjithë ata që ngasin makinat e fillojnë ditën e tyre me radion. 

6. Radio të jep ide mbi atë se çfarë të bësh dhe çfarë nuk është e këshillueshme për t’u bërë.

Folësit  mund të japin informacion në lidhje me atë çfarë ndodh në qytetin tuaj, cilat janë gjërat që mund t’i bësh gjatë fundjavës, cilin film duhet të shohësh, në cilat vende është më bukur të shëtisësh, këshilla mbi marrëdhëniet, etj.

7. Radio jep informacion mbi trafikun dhe  motin që do të shoqërojë ditën.

Kjo patjetër që e bën më të thjeshtë për ne që të vendosim se nga duhet të shkojmë.

8.  Radio është “Teatri i Mendjes”- në të nuk mund të shohësh pamje, por mund të dëgjosh vetëm tingujt dhe të imagjinosh.

Radio ndihmon që të krijosh piktura të mrekullueshme brenda mendjes sate.

9. Ndjesia se edhe nëse nuk është askush rreth e rrotull teje, radio do të jetë gjithmonë aty për ty.

Faleminderit Marconi që shpike radion, e gjithashtu gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë ata që kanë punuar në radio, me zërin e të cilëve jemi rritur, e na kanë dhënë  të qeshura e reflektime përgjatë shumë viteve.

E vërteta
Ti ke nevojë që të rritesh nëse …

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>