E kemi dëgjuar të gjithë atë shprehjen “e vërteta do të të bëj të lirë”. Por nëse është kështu, atëherë përse mundohemi kaq shumë që ta shmangim atë? Ja ku janë 9 arsye se përse refuzojmë që ta dimë, ndjejmë, shohim dhe dëgjojmë të vërtetën.

 

 

 

 

1.Është më e thjeshtë të shmangësh të vërtetën

  1. Të shmangësh të vërtetën është më e lehtë se sa të përballesh me të. Është e vërtetë por kjo na çon në shkatërrim sepse na mban larg përmbushjes së vërtetë, gëzimit, rritjes dhe dashurisë. Me pak fjalë humbin shansin tonë për të jetuar.
  1. Zotimi

Duke shmangur të vërtetën i qëndrojmë larg edhe faktit tjetër që jemi ne fajtorët për atë që po kalojmë. Kur e shohim të vërtetën në sy vëmë re gjithashtu se nuk kemi se kujt t’i drejtojmë gishtin për ta bërë fajtor për situatën tonë. Kështu që vendosim ta shmangim të vërtetën duke e burgosur veten.

  1. Shmangim emocionet

Shpesh herë na është thënë që të përqendrohemi vetëm tek emocionet pozitive dhe të injorojmë ato të këqijat. Por e vërteta është që të gjitha emocionet tona kanë rëndësi dhe janë të nevojshme. Ato ekzistojnë që ne të punojmë me to, gjithashtu të mësojmë prej tyre. Sado që të dhemb e vërteta përballu me të sepse jemi krijuar të jemi të lirë.

  1. Ndryshimet

Ne e shmangim të vërtetën sepse thellë brenda nesh e dimë që e vërteta ka fuqi të sjellë ndryshime radikale në jetën tonë. Edhe pse deri diku e dimë që do të sjellë ndryshime pozitive, ne i rezistojmë sepse çdo lloj ndryshimi na nxjerr nga zona jonë e rehatisë.

  1. Egoja

E vërteta ka fuqinë të cenojë gjithçka që ne kemi besuar se jemi. Kjo do të thoshe se duhet të kemi vullnetin dhe kurajën për të ripërcaktuar personalitetin tonë nga brenda jashtë. Por kjo e frikëson egon tonë.

  1. Kemi frikë t’i lëmë gjërat të shkojnë

Kur përballemi me të vërtetën duhet të lemë të largohet çdo gjë që na limiton dhekjo ide na frikëson sepse ne nuk e dimë se çfarë na pret. Në fakt, kjo është pjesa ku duhet të besojmë se ajo që po na pret është më e mira për ne.

  1. Parehatia

Të përballesh me të vërtetën do të thotë të zbulosh anë që vetes tënde që fillimisht mund të të  shkaktojë parehati. Do të kuptosh që i ke fshehur ato pjesë të vetes të cilat do të të bënin të lirë.

  1. Zgjedhjet e vështira

Të përballesh me të vërtetën do të thotë që edhe do të bësh zgjedhje të vështira. Këto zgjedhje mund të duken të rrezikshme për egon por janë të sigurta dhe emocionuese për shpirtin. Sa më e frikshme që të duket zgjedhja, aq më shumë i je drejtuar të vërtetës.

  1. Liria

E vërteta na sjell lirinë dhe liria që vjen nga e vërteta na njeh me veten tonë. Nga kjo ne kemi frikë ndonjëherë. Por ana tjetër e monedhës thotë që kur e dimë se kush jemi, ne e përdorim këtë liri në mënyrën tonë unike dhe kreative që i shërben të tjerëve. Për këtë kanë nevojë të tjerët, të vërtetën tënde që i shërben njerëzimit.

10 mënyra se si të falësh edhe kur nuk dëshiron
5 mënyra se si ta vendosësh fëmijën tënd në rrugën drejt suksesit

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X