A keni vallë ndonjë intervistë pune këto ditë? Apo njihni dikë  që do të ketë? Kini kujdes nga këto 5 gabime të mëdha që mund të bëhen gjatë një interviste.

  1. 54 % e atyre që kërkojnë punë nuk e përshtatin cv-në e tyre për gjithsecilin punëdhënës. Punëdhënësit mund t’i dallojnë rezymetë lehtësisht. Përshtate cv-në tënde  sipas përshkrimit të punës, duke futur aty fjalë kyçe që janë përdorur në postimin e vendit të punës dhe që korrespondojnë edhe me eksperiencën tënde.  Jo vetëm që kjo do të fitojë vëmendjen e menaxherit, por mund ta diferencojë cv-në tuaj edhe nëse ato përzgjidhen nga një sistem automatik skanimi.
  2. 84 % e punëkërkuesve nuk kërkojnë për emrin e menaxherit të burimeve njerëzore dhe nuk e personalizojnë aplikimin.Nëse aplikon direkt tek menaxheri i burimeve njerëzore, kjo të rrit shanset për t’u dalluar dhe tregon se ke bërë hapa shtesë dhe ke investuar kohë për të kërkuar mbi kompaninë.
  3. 45 % e punëkërkuesve nuk shkruajnë një letër motivimi kur dërgojnë cv-në e tyre.Letrat e motivimit i japin mundësinë një kandidati që të  prezantojë veten e tij, përtej  listimit tipik të punëve dhe aftësive siç jepen  në një rezyme. Përdor një  letër motivimi për të prezantuar veten tënde dhe për të theksuar kualifikimet e tua në një tjetër mënyrë.
  4.  37 % e punëkërkuesve nuk kërkojnë të kontaktojnë me një  punonjës pasi kanë aplikuar.Rekrutuesit ndonjëherë mund të jenë të mbingarkuar nga të gjitha kandidaturat që janë dërguar për pozicione të hapura pune. Ndaj kontakti me një person që punon si  menaxher i burimeve njerëzore apo rekrutues, mbasi ke dërguar cv-në tënde dhe letrën e motivimit mund t’i ndihmojë punëkërkuesit që të arrijnë t’ia dalin midis të gjithë konkurrencës.
  5. 57% e punë kërkuesve nuk dërgojnë falenderime pas intervistës.Ky mund të jetë një ndër hapat më të rëndësishëm  për një kandidat, sepse kjo të ndihmon të theksosh idenë se përse  ti je përzgjedhja më e  mirë,  për atë pozicion.  Pjesa më e madhe  e punëdhënësve dhe menaxherëve presin një mesazh falenderimi  në një mënyrë apo një tjetër, qoftë kjo e shkruar me dorë, apo me e-mail, ndaj nëse e neglizhoni këtë gjë, kjo mund t’ju përjashtojë.  Falenderimet duhet të dërgohen edhe nëse intervista e punës është kryer përmes telefonit apo nëse keni komunikuar përmes  skype.
Darkat në familje
7 mënyra për të treguar vlerësim për prindërit tuaj

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>