Bibla na mëson se  është vullneti i Perëndisë për ne, që të ndihmojmë njerëzit që janë  të lënduar. Tek Gjoni 13:34-35, Jezusi thotë:  Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin. Prej kësaj do t`ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin. ( nëse vazhdoni që të tregoni dashuri ndaj njëri-tjetrit)  Mateu 22:37-38 thotë “Dhe Jezusi i tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”.

Mesazhi i dashurisë është fuqia e Ungjillit. Është shumë e thjeshtë. Duaje Zotin dhe duaje të afërmin tënd, sikurse do veten tënde.  Ne shpesh mendojmë se ne kemi nevojë për dikë që të na dojë, por  çfarë kemi në të vërtetë nevojë është që të kemi dikë që ka nevojë për t’u  dashur.

Ne jetojmë në një shoqëri që i drejton njerëzit drejt egoizmit. Kaq shumë reklama që shohim dhe dëgjojmë  na influencojnë ne që të duam më shumë dhe më shumë gjëra  dhe  mos të kënaqemi asnjëherë me atë çfarë kemi.  Por sa më shumë egoist dhe të përqendruar tek vetja bëhemi, aq më pak fuqi kemi për të bërë mirë dhe për të ndihmuar të tjerët.   Lajmi i mirë është se ne kemi atë çfarë na nevojitet në Krishtin për ta tejkaluar frazën egoiste “ Po për mua?!”.  Ne kemi fuqinë e dashurisë së Perëndisë.  Kjo është përgjigja e shumë dilemave dhe problemeve në shoqërinë tonë sot.  E si të Krishterë, qëllimi ynë është që të përfaqësojmë Krishtin  në këtë botë dhe të tregojmë dashurinë e Tij.

Çfarë është dashuria e vërtetë?

Dashuria nuk është thjesht një ndjenjë, një teori apo një fjalë e këndshme. Dashuria është aksion-është mënyra se si i trajton njerëzit, ajo çfarë ti bën për të tjerët.  Dashuria gjithmonë do të kushtojë diçka: kohë, energji, përpjekje, para, të thyesh krenarinë tënde, të bësh atë që është e drejtë edhe kur nuk e ndjen këtë gjë, të  bësh një sjellje të mirë edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të pëlqente.

Të duash sipas mënyrës që Zoti do, do të thotë që t’i dashuron kur nuk ka asgjë aty që mund të përfitosh.  Është e gjitha në lidhje me të dhënin dhe të mos presësh  asgjë pas.  Ne jemi thirrur që të arrijmë të tjerët, jo të na arrijnë. Dashuria e vërtetë është të vdesësh në veten tënde dhe të jetosh për të dashur të tjerët.

Përpara se ju të doni të tjerët,  ju duhet që të përjetoni dashurinë e Perëndisë në jetën tuaj, sepse ju nuk do të mund të jepni diçka që nuk e keni.  E më pas ju duhet të keni vullnetin që të pyesni Perëndinë që t’ju mësojë, sesi të doni ashtu siç Ai do. Kur ta bëni këtë, Zoti do t’u aftësojë që të arrini dikë dhe ta ndihmoni.  E di që kjo funksionon sepse e kam përjetuar.

Jeto për të dashur

Unë kam qenë egoiste, e përqendruar tek vetja, gjithmonë duke menduar se si mund të arrija këtë apo atë. Isha e mjerë. Unë e doja Zotin dhe doja që t’i doja njerëzit, por nuk kishte rëndësi se sa shumë përpiqesha që të isha e ëmbël dhe e këndshme me të gjithë, të gjitha përpjekjet e mia nuk po më çonin askënd.

Unë isha e irrituar, jo e shoqërueshme dhe e paduruar. Zoti më tregoi se problemi ishte se unë nuk e pëlqeja veten time për shkak të turpit të së shkuarës.Unë u rrita në një shtëpi abuzive, e jam ndjerë fajtore, e dënuar dhe e turpëruar për shkak të kësaj gjëje.  Unë duhet që të pranoja dashurinë e Perëndisë në fillim për mua, përpara se të mund të doja të tjerët.

Kështu vendosa që të studioj dashurinë e Perëndisë në Fjalën e Tij, u luta që Perëndia të më ndryshonte zemrën dhe  rrëfeva atë çfarë Fjala e Tij, thotë për dashurinë e Tij ndaj meje.  Për çdo ditë do ta thosha këtë me zë të lartë, “ Zoti më do” dhe do ta thosha vazhdimisht me qëllim këtë gjë, në mënyrë që ta mbaja këtë të vërtetë me vete në zemrën time për gjatë gjithë ditës.  Pasi e bëra këtë rreth një vit, më në fund mora  një zbulesë për dashurinë e Zotit për mua.

Tani jam e aftë që të marr dashurinë e Perëndisë dhe t’i dua të tjerët, ashtu siç Jezusi i deshi ata,  Nuk e bëj këtë në mënyrë perfekte gjatë gjithë kohës,  por kam bërë shumë arritje dhe po bëj progres çdo ditë e më shumë. Lutja ime është, “ Zot, më trego se si unë mund t’i ndihmoj të tjerët. Më bëj një bekim kudo që shkel. Unë dëshiroj që të jetoj duke të dashur Ty dhe të tjerët.”

Në jetën time personale, jam përpjekur që t’i jap vlerë gjithsekujt që bie në kontakt me mua.  Unë me të vërtetë mund të them se të mësosh se si të duash të tjerët me dashurinë e Zotit,më ka bërë mua njeriun më të lumtur që mund të kem qenë ndonjëherë.  E vërteta është se nuk mund të jesh egoist dhe të jesh i lumtur apo të kesh paqe.

Bëje qëllimin tënd çdo ditë që të ndjekësh dashurinë e Perëndisë dhe pastaj shpërndajë atë. 1 Korintasit 14:1 “Kërkoni dashurinë” Ndaj shkoni pas dashurisë me të gjitha forcat dhe i kërkoni Zotit që t’ju bëjë bekim kudo që shkoni. Ti mund të bësh diçka për të ndihmuar dikë.  Ti mund të jetosh për të dashur, njësoj siç bëri Jezusi.

Guxo të jesh ndryshe!

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>