1. Zvarritja.

Në një kulturë ku jemi vazhdimisht duke i bërë gjërat shpejt dhe të hutuar, nuk e kuptojmë asnjëherë se sa të lodhur dhe të stresuar jemi. Ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bëni për veten tuaj është të lini “pas dore”  disa gjëra dhe të mbani mend se jo të gjitha gjërat janë urgjente.

  1. Të thënit “jo”.

 Ne kemi krijuar idenë se, të thuash jo, të bën të dukesh egoist. Mirëpo nga ana tjetër, të thuash gjithnjë po, mund të të çojë në mbingarkesë, harxhim energjie dhe mungesë pushimi e qetësie. Të mësosh të thuash jo në mënyrë të hirshme, për gjëra që nuk janë edhe aq të rëndësishme, do të të dhurojë mjaftueshëm kohë për tu fokusuar tek gjërat që kanë vërtet rëndësi.

  1. Të bësh pak.

 Kultura e ditëve të sotme na tregon se si gjithmonë duhet të bëjmë shumë e më shumë. Dhe na bën të ndihemi sikur nuk po bëjmë asgjë pavarësisht punës së madhe. Kështu që hiq disa gjëra nga axhenda jote. Delego. Mbaj një numër të caktuar projektesh në mënyrë që të të mos dalin nga kontrolli.

  1. Shkëputja.

 Por edhe duke thënë jo, duke zvarritur gjërat dhe duke bërë më pak punë, nuk mund t’i rimbushësh bateritë nëse je ende i mbyllur brenda listës tënde të detyrave. Për të “ringjallur” vërtet veten do të duhet një shkëputje totale. Dëgjo muzikë të mirë, pikturo, medito, lexo një libër ose dil për një shëtitje. Duke u humbur në një botë ndryshe për një farë kohe, mund të të mbush jashtëzakonisht shumë me energji.

  1. Humbja e durimit.

Na kanë mësuar që nuk duhet ta humbasim durimin, që duhet ti menaxhojmë emocionet tona në çdo situatë. Por disa herë nuk është problem, madje është e nevojshme t’i shprehësh emocionet. Është më e shëndetshme të humbasësh durimin ndonjëherë në vend që të ndrydhësh gjërat dhe të shpërthesh. Në atë moment po që do të shkaktosh një dëm të madh. Ose nëse i mban brenda emocionet do të dëmtosh veten.

  1. Rrëmuja.

Disa studime kanë zbuluar se një mjedis i rrëmujshëm mund të jetë i mirë për të rritur produktivitetin, sidomos nëse puna jote kërkon kreativitet. Rrëmuja në dhomë mund të sjellë kënaqësi dhe qetësi, duke sjellë zgjidhje të reja në mendje.

  1. S’të mban vendi.

 Mund të keni dëgjuar të thonë që të jesh shumë i lëvizshëm, është diçka e keqe, dhe kjo është e vërtetë, por ndonjëherë është mirë të jemi tipa që s’na mban vendi. Kërkimet kanë treguar se mjafton të tundësh karrigen, apo të tundësh këmbët poshtë karriges apo edhe lëvizja e gishtave mbi tavolinë, mund të risë produktivitetin në punë dhe të ndihmojë metabolizmin tuaj.

  1. Fjetja deri vonë.

Shumë njerëz mendojnë që ata persona të cilët flenë vonë janë dembelë dhe të pamotivuar. Në të vërtetë, shumë njerëz nuk ngopen me gjumë gjatë javës dhe përpiqen që të ti plotësojnë orët gjatë fundjavës. Por gjumi i pamjaftueshëm është i lidhur me një numër sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore. Kështu që mos ia privoni fjetjen deri vonë trupit në fundjavë. Por mos qëndroni në shtrat gjithë ditën.

Këto janë disa zakone jo fort të mira për tu praktikuar çdo ditë por nëse ia lejoni vetes ndonjëherë do të ishte mirë për ju.

A kanë rëndësi punët e shtëpisë në zhvillimin e fëmijëve?
Të luftosh shqetësimin për shëndetin.

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>