E dashur nëna ime. Unë nuk do te ta uroj 8 Marsin sot. Sepse une ta urova mbreme dhe do te ta uroj perseri neser. Ti mos u merzit qe une sta uroj sot festen, sepse une mendoj qe ti nuk ke lidhje me keto festat e levizjeve moderne feministe dhe harbimet neper lokale qe behen sot. Ja pershembull e di ti ckuptim ka “Ladies out night party” per 8 Marsin???

-Joooo? E shikon,te thashe pra, e mira ime jomoderne qe ti ske lidhje me keto festa. E di si do ishte festa ime ideale per ty? Qe te ishim te dy ne shtepi. Te pija nje filxhan caj mali ashtu sic e ben ti me tre luge sheqer (dhe pse une te them mos i hidh sheqer), sepse ti e bën “per djalin”. Dhe kur te me pyesesh “si e kam bere se mos i kam shtene sheqer shume“,- une te them duke perplasur buzet nga kenaqesia: -“E ke bere shkelqyeshem si çaj nëne“. Dhe kur ti te me pyesesh me lot ne sy se si kaloj, une do te them duke te fshire lotet “Jam duke jetuar ëndrrën time më të madhe” Ti harron lotet dhe me pyet se ke kam pare mbreme ne enderr. Une qesh dhe te flas me pasion per ty. Une jetoj shume mire por dhe sikur te kisha ndonje problem te vogel une nuk do te thosha sepse ti je nëne dhe nuk do tia falja vetes te te lija pa gjume perseri. Dhe pse une i adhuroj rrudhat dhe thinjat e tua nuk dua te te shtoj me asnje. Ti qan shume. Une te them gjithmone qe nuk te ben mire per shendetin. Ti qan kur vij nga larg, qan nga malli dhe kur iki larg ti qan nga deshperimi. Une e permbaj vehten shume mire deri sa jam ne qetesine time. Pastaj perplasem me force dhe behem 5 vjec, qaj nen ze dhe lutem qe vitet e ardhshme ti te jesh me e lumtur, me ne femijet e tu, e pse jo edhe me ndonje nip apo mbese, ashtu si ke qef ti. Ti je plakur dhe zvogeluar shume. Midis miliona falenderimeve te gjata qe kam une per ty,dua te te them nje te vockel. Të falenderoj nga zemra e dashur nene qe me ke mesuar me menyren tende, duke me treguar se te vishesh Armani, apo Versace skane te bejne me shpirtmiresine. Me vjen inat qe te kam ngjare shume ne nje pike. Jam i dhimsbur si ty dhe njerezve qe dua fort ua le zemren ne dore. Kjo nuk eshte gjithmone e mire. Po e mbyll tani se me duhet nje e qare e mire. Te dua shume.

 

Besmir Meçollari

Fundjavë me familjen
Të udhëtosh

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>