Close-up of a boy with a toy

Davidi gulçoi dhe u kollit. Ai u kthye me shpinë që Aleksi të mos e shihte në fytyrë. Davidi e dinte që nuk duhet të pinte duhan, por Aleksi e kishte sfiduar që ta provonte, dhe ai nuk donte që ai të qeshte me të.

“Si të duket?” e ngacmoi Aleksi Davidin duke i rënë në shpinë.

Davidi gënjeu duke parë orën e tij: “Shumë e mirë! Ej tani, duhet të iki, ndryshe do ta kem keq punën. Shihemi nesër.” Ai u largua me shpejtësi nga rrugica, pa marrë përgjigje dhe doli në dritën e diellit. Ndërsa po shkonte në shtëpi, faji i pushtoi zemrën.

Kur Davidi hyri në shtëpi, ai dëgjoi zërin e motrës së tij të vogël. “Por nuk e bëra unë, mami! Nuk e bëra unë!”

Tina, e di që e bëre ti.”- tha nëna.

Kur Davidi hyri në dhomën e prindërve të tij, aroma e fortë e parfumit ishte thuajse aq e fortë sa të asfiksonte. Tapeti ishte spërkatur me pluhur, dhe gjurmët e vogla të drejtonin tek dera. Davidi ngacmoi të motrën: “Bën mirë të thuash të vërtetën, motërz, Këtë herë të kapën.” Tina u përgjigj duke qarë: “Më… më… më fal. Doja vetëm të mbaja erë të mirë për b… b… babin.”.

Nëna u përpoq ta fshihte buzëqeshjen e saj teksa i tha: “Tani e gjithë shtëpia do të mbajë erë të mirë për babin. Shko ulu në dhomën tënde; unë do të pastroj rrëmujën këtu.” Pastaj u kthye nga Davidi duke e pyetur: “Po ti çfarë ke bërë?”.

“A… a… asgjë,” belbëzoi Davidi.

Nëna po e ngacmonte, por fytyra në faj e Davidit i tregoi asaj se ai kishte bërë diçka që nuk duhet ta bënte. Ajo përsëriti fjalët e tij: “Bën mirë të thuash të vërtetën. Ti e di që Bibla na paralajmëron se kur mëkatojmë, herët a vonë e vërteta do të zbulohet. Perëndia është gjithnjë në dijeni.” Davidi uli sytë në dysheme dhe rrëfeu: “Epo, unë thjesht… unë… unë… Aleksi më ofroi një cigare, dhe unë e thitha disa herë. Ishte e shpifur, dhe mendoj se e kam marrë mësimin.” Pastaj mori frymë thellë dhe shtoi: “Ndihem mirë që thashë të vërtetën.”. Nëna iu përgjigj: “Edhe unë! Sigurohu që të flasësh edhe me Perëndinë për këtë, dhe kërkoji Atij të të ndihmojë që t’i rezistosh tundimit.” Kur Davidi pohoi me kokë, nëna vazhdoi: “Shpresoj që të jetë një mësim që nuk do ta harrosh kurrë.”

“Edhe unë këtë shpresoj, dëmi i saj ishte i madh.”– pranoi Davidi.

A ka diçka që e shqetëson ndërgjegjen tënde? Mos ke nevojë të thuash të vërtetën? Asnjëherë mos mendo që do t’ia hedhësh gjithnjë me diçka gabuar. Perëndia e di tashmë atë që ka ndodhur. Fol me Të tani, dhe mendo nëse duhet t’i tregosh prindërve të tu ose të tjerëve që janë të përfshirë. Rrëfe se çfarë ke bërë gabim dhe kërkoji Perëndisë të të ndihmojë që të mos e përsërisësh më. Ai dëshiron të të dëgjojë dhe të të pastrojë ndërgjegjen. Ajo është diçka tejet e çmuar.

Bëje tani
Një ditë adekuate

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>