A e ke ndjerë ndonjëherë ndjesinë mbytëse të turpit që të ka bërë të fshihesh?  Ose ndoshta ndihesh i padenjë  për të ecur përpara ,sepse sheh atë çfarë ke bërë në të shkuarën, Këto zëra të turpit, mund të bëjnë të ndihesh keq dhe të përcaktojnë atë çfarë je nëse i lejon.  Nuk ke përse të jetosh në këtë mënyrë, të ndihesh sikur je i mbyllur në një burg dhe nuk mund të largohesh prej aty.  Mos ler që gabimet e së shkuarës të bëhen më të mëdha se sa Perëndia të cilit i shërben.  Jezusi e ka mposhtur mëkatin dhe turpin për ne, kështu që ne mund të ecim të lirë në hirin e Tij dhe të vërtetën për çdo ditë pa u dënuar. Ja tek janë vargje që mund të përdorësh për çdo ditë të javës  për të jetuar një jetë që fuqizohet nga Hiri i Perëndisë.  Medito mbi një varg për çdo mëngjes dhe shiko se si turpi do të nisë të heshtë ndërkohë që ti deklaron të vërteten mbi identitetin tënd në Krishtin Jezus.

Dita 1: Jezusi mori turpin tonë

Le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh, duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë. Hebrenjtë 12:1-2

Ky varg tek Hebrenjtë 12 tregon se si Jezusi mori turpin tonë në mënyrë që ne të  jetonim të lirë prej poshtërimit që do të përpiqet të na ulë poshtë.Jezusi mbajti  peshën e mëkatit dhe të turpit kështu që ne nuk duhet ta mbanim atë! Prandaj, ne mund të garojmë garën me  besim ashtu siç thuhet tek ky varg. Perëndia është më i madh dhe më i fuqishëm se çdo gabim që ju keni bërë dhe do të bëni ndonjëherë.

Dita  2: Ti je pa faj

Tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t`ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm. Kolosianët 1:22

Gjithmonë turpi është  përpjekur të vjedhë identitetin tonë. E vërteta e këtij vargu është se turpi asnjëherë nuk ishte programuar që të ishte një barrë që ne ta mbajmë për çdo ditë në jetët tona.

Mëkati dhe turpi u mposhtën  njëherë e përgjithmonë në kryq. Ky varg  gjithashtu thotë se ne jemi të lirë nga akuzat! Turpi të  thotë se je i keq, por hiri thotë se je bërë një krijesë e re. Turpi  thotë se nuk ti  mjafton, por Perëndia thotë se je i zgjedhur. Ju jeni të paqortueshëm për shkak të dashurisë së madhe të Perëndisë për ju.

Dita 3: Hiri i Zotit na afron pranë vetes

Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje Hebrenjte 4:16

Turpi vetëm na ndan nga Perëndia dhe bën që të fshihemi prej Tij. Ky varg ndan se si hiri i Perëndisë është i disponueshëm për ne në kohë nevoje.  Hiri na afron ne me Perëndinë dhe me dashurinë e Tij.  Plani i Zotit është që gjithmonë të bëjë një rrugë dhe të na sjellë në një marrëdhënie me të ngushtë me Të. Ai na do edhe kur jemi  të ngatërruar  mos më keq. Përdore këtë për të luftuar turpin tënd , ndërkohë që  vrapon për tek Zoti ne besimin se Ai ka për të pritur ty.

Dita 4: Merr nga dashuria e Perëndisë

dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë” –Efesianët 3:19

Të mësosh që të marrësh nga Perëndia  mund të jetë një proçes që na bën të ndihemi më të përulur. Ndonjëherë ne mbahemi pas disa gjërave për shkak të frikës ose të krenarisë. Perëndia tanimë e di gjithçka që ke bërë.  Kërkoji Perëndisë për falje dhe merr dashurinë e Tij që tejkalon çdo njohuri, ashtu siç na mëson ky varg. Bëje këtë  në zonat ku ndjen se fshihesh nga turpi. Mbushu me të gjithë plotësinë që na jepet tek ky varg, duke mësuar t’i besojmë Zotit. Ai do të rindërtoj dhe do të shërojë në çdo rrugë.

Dita 5: Gëzohuni me gëzim të përhershëm

Në vend të turpit tuaj do të keni një nderim të dyfishtë; në vend të hutimit do të ngazëllojnë në trashëgiminë e tyre. Prandaj në vendin e tyre do të zotërojnë dyfishin dhe do të kenë një ngazëllim të përjetshëm.”-Isaia 61:7

Në vend se të lemë turpin që të drejtojë jetën tonë, është mirë t’i dorëzojmë gjithçka që kemi Jezusit. Njësoj si thotë ky varg, Perëndia do të japë gëzim që do të zgjasë përgjithmonë. Kjo është trashëgimnia jote e vërtetë si djem dhe vajza të Perëndisë. Ti mund të  ndërrosh të gjithë turpin me sot me hirin dhe gëzimin e mrekullueshëm të  Zotit.

Të jetosh me turp nuk ka përse të jetë kryefjala e jetës tënde. Ti  je thirrur që të ecësh i sigurt me Zotin  në çdo stinë të jetës tënde. Për çdo ditë thuaj një varg dhe përsëritja vetes tënde herë pas here dhe do nisësh ta shohësh me të vërtet se kush thotë Perëndia se je dhe do të marrësh zbulesë dhe shpresë për të ardhmen.  Ndërkohë që flet Fjalën për veten tënde, do të kuptosh se turpi nuk ka vend tek ty. Ti je i lirë.

Dita e 6: Perëndia është mbrojtësi yt

Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Éshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mire. Ligji i Përtërirë 32:4

Perëndia është mbrojtësi ynë i madh dhe do të kthejë gjërat që janë të padrejta në një fitore për ne.  Mbase ndonjëherë ke bërë gjënë e duhur dhe  askush nuk e ka ditur atë. Perëndia do të mbrojë nëse ti e lë Atë, në mënyrë që të mos mbartësh turpin që nuk të takon ty. Ti mund të jesh i lirë në aftësinë e Perëndisë për të mbrojtur ty dhe për të të rrethuar me dashurinë e Tij dhe drejtësinë.

Dita e 7: Perëndia të ka falur ty

“Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi” -1 e Gjonit 1:9  

Ne si besimtarë shumë shpesh mbartim mëkate nga e kaluara jonë, këto mëkate i ngjajnë rrobave të rënda dhe ne i mbajmë për periudha të gjata kohe ose ndonjëherë edhe gjithmonë. Ti nuk ke përse të ndiesh faj dhe turp më.  Nëse i kërkuar Zotit falje, Ai është besnik për të na falur dhe për të na afruar tek vetja. Ai thjesht dëshiron të jetë me ty dhe për ty, në mënyrë që të  kesh  një lidhje bashkë me Të.  E vetmja gjë që mund të të ndajë ty nga falja e Tij, është vetëm turpi për veten. Dije se je i vlefshëm për shkak të Jezusit!

Burimi: /godtv.com

 

 

Të zgjohesh herët mund të ndryshojë ditën tënde
4 Hapa për një Rutinë të Perëndishme Mëngjesi

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X