Loving GranddaugherNe duhet të ndalemi pak dhe të reflektojmë e të vlerësojmë njerëzit që kanë punuar kaq shumë për të na përgatitur ne për këtë botë,  prindërit tanë na kanë dhënë neve pafundësisht nga koha e tyre, na kanë mësuar, na kanë udhëzuar e na kanë korrigjuar kur kemi bërë gabime. Shumë rrallë e kujtojmë atë se çfarë ata kanë bërë  në të vërtetë duke u kujdesur për  ne.  Por duhet ta bëjmë këtë gjë më shpesh. Ne duhet t’i bëjmë ata të ndihen të vlerësuar dhe të dashur nga fëmijët e tyre. Ne mund të harrojmë lehtësisht, sidomos kur  jemi larguar nga shtëpia e prindërve dhe puna, apo marrëdhëniet e tjera na mbajnë të zënë. Por merr pak kohë sot, për të kujtuar prindërit e tu. Le të shohim për disa nga mënyrat që mund të përdorim për t’i bërë ata që të ndihen të vlerësuar.

a-Jep nga koha jote

Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe shpesh edhe më e mira për të treguar vlerësim ndaj prindërve të tu.  Koha është e çmuar për të gjithë dhe ne nuk mund ta kthejmë atë pas.  Është diçka e thjeshtë që ta neglizhosh ditë pas dite faktin që nuk je duke i takuar, apo nuk je duke folur me prindërit, por mos bjer në këtë rutinë.  Prindërit kanë nevojë për kohën tonë dhe për  dashurinë tonë.  Përdore kohën tënde, thjesht për të ndaluar pak dhe për t’i vizituar- kjo është diçka që prindërit e vlerësojnë shumë.  Kur i jep dikujt nga koha jote, kjo e bën personin tjetër të ndihet i rëndësishëm, i dashur dhe i vlerësuar.  Kështu që sot fillo telefonoji, shko tek ta, ose nëse dëshiron ftoji për  darkë.  Ata do ta vlerësojnë kohën që ti rezervove vetëm për ta.

b-Falenderoji ata.

Edhe pse nuk jeton më në shtëpi, kujtohu se ata janë njerëzit që me shumë dashuri të kanë ndërruar dhe të kanë ndjekur nga pas kur ti vrapoje apo bërtisje në dyqanin e ushqimeve.

Fjalët janë shumë të fuqishme. Ato kanë aftësinë që të ndryshojnë tërësisht ditën e dikujt- sikur vetëm një telefonatë  e thjeshtë, e mbushur me fjalë dashurie,  atyre u ndryshon ditën.  Jini  të hapur emocionalisht, kjo vlen sidomos për djemtë.  Shprehni dashurinë tuaj dhe vlerësimin tuaj jo vetëm me anë të fjalëve por edhe me anë të zërit dhe tonit tuaj.  Sigurohuni që prindërit tuaj të ndihen që janë të rëndësishëm për ju, e mos rezervoni asnjë fjalë.

c-Bëni diçka për ta

Disa prindër u përgjigjen më mirë veprave të shërbimit  dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të bëni diçka për ta. Nëse keni fëmijë, merrini dhe ata që të ndihmojnë.  Mund të prisni barërat e këqija në kopshtin e shtëpisë së tyre, të pastroni shtëpinë, apo të mbani kafshët që ata kanë për  një ditë.  Lejoni ata që të qetësohen, ndërkohë që ju bëni gjërat që ata i kanë bërë për ju për kaq shumë kohë.  Ata e meritojnë plotësisht. Madje do të jetë më mirë akoma nëse do të mund t’i surprizoni, p.sh. gjatë kohës që ata kanë qenë jashtë, ju të keni rregulluar shtëpinë në mënyrë që ata ta gjejnë gati. Bëjeni këtë me dashuri. I bëni prindërit tuaj që të ndihen të rëndësishëm për ju- dhe u lini atyre që po e bëni këtë nga dashuria, pasi ata kanë bërë shumë më shumë për ty.

d-Planifikoni një aktivitet

Fakti që ju dëshironi që të përfshini prindërit tuaj në një aktivitet,  i bën ata të ndihen të veçantë . ju mund të bëni diçka krejt të thjeshtë si p.sh. ti çoni ata jashtë për një darkë, apo për të parë një film, apo të planifikoni një piknik, e në këtë mënyrë  ata të mund të shpenzojnë kohë me ju. Sigurohuni që të bëni diçka që ata me të vërtetë e pëlqejnë.  Shumë prindër ndjehen të dashur nga fëmijët e tyre, por jetët tona të zëna,nuk na lënë shumë kohë për të kaluar me ta dhe ata mund të ndihen se kemi harruar se ata ekzistojnë.  Mos e lejoni që kjo të ndodhë. Vendosni një ditë, pse jo sot, që të çoni prindërit tuaj diku e të kaloni një kohë të mrekullueshme dhe t’u tregoni atyre se sa të veçantë janë për ju.

e-Bëni një dhuratë për ta.

A jeni i zoti në krafte? A shkruani shumë mirë? A këndoni, apo luani instrumente muzikorë?  Të krijosh një dhuratë për prindin- diçka që vetëm ti mund ta bësh- kjo mund të jetë diçka  shumë speciale për të. Një dhuratë e bërë vetë, ka potencialin të tregojë se ti e njeh dikë dhe pavarësisht se çfarë talenti ke, prindërit do ta vlerësojnë këtë.  Mos u ndjeni  të turpëruar nëse punimi juaj nuk del i shkëlqyer, pasi  vlera e kësaj dhurate nuk është tek perfeksioni, por në faktin që reflekton personin që e ka krijuar atë.

f-Jetoni mësimet e tyre

Prindërit kanë shumë dëshirë që të shohin fëmijët e tyre teksa ecin përpara, e për këtë arsye ata u dedikojnë shumë kohë mësimeve që mendojnë se do t’u vlejnë fëmijëve në jetë.  Një tjetër mënyrë për të kënaqur prindërit është thjesht duke e jetuar jetën sipas këtyre mësimeve, duke u treguar atyre se i keni dëgjuar dhe se tani e vlerësoni shumë atë që ju kanë mësuar.  Pyesni. Kërkoni për mençurinë e prindërve tuaj- ata e kanë, e janë gati për ta ndarë me ty. E gjithë eksperienca e tyre është një vlerë e pabesueshme, e t’i pyesësh për këshillë i bën ata që të ndihen shumë të vlerësuar. Shumë fëmijë bëjnë gabimin e injorimit të leksioneve të jetës që prindërit u kanë thënë sepse mendojnë se njohuritë  e tyre kanë dalë nga moda.  Por mençuria e tyre mund të aplikohet në fushë gjëra që ndoshta as nuk të shkon mendja, ndaj jetoi këto rregulla me kënaqësi dhe kështu do t’u tregosh që fjalët e tyre nuk kanë shkuar më kot.

g-Kujtoni ditët e festive

Sigurohuni të kujtoheni për të gjitha festat gjatë vitit- mos harroni sidomos ditëlindjet.  Edhe nëse jetoni larg, dërgojuni atyre një letër apo kartolinë, apo u bëni një telefonatë.  Për ditët e festive- merrini prindërit tuaj për darkë sidomos ditët e ditëlindjeve, u bëni atyre dhurata për Krishtlindje  dhe ftojini ata kur të jetë Dita e Falënderimeve. U dërgoni kartolina për përvjetorin e tyre. Ata do ta vlerësojnë këtë.

Nuk të duhet asnjë arsye për të dashur prindërit, por ditët festive të japin avantazhin që t’i trajtosh ata në mënyrë të veçantë. Shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet, për t’u kthyer sadopak pas,  njerëzve që të kanë dashur, që të kanë rritur dhe të kanë ofruar siguri  për 18 vitet e para të jetës tënde ose më shumë.

Shfrytëzoni çdo mundësi

Prindërit e tu të duan- e si çdo njeri tjetër pëlqejnë kur edhe të tjerët i duan. Ndaj shfrytëzoni çdo mundësi për t’i bërë ata që të ndihen të dashur.  Të gjitha mënyrat që përmendëm më parë mund t’i përdorni që të bëni njerëzit që ju rritën, të ndihen të veçantë.

Gabimet që bëhen gjatë një interviste pune
Të rrisësh fëmijë bujarë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>