Muzika e krishterë bashkëkohore ka ecur shumë. Në fillim ishin djemtë ata që filluan të krijonin muzikë ndërsa femrat ishin më të pakta.  Në ditët e sotme numri i tyre është rritur shumë sa që femrat  po udhëheqin muzikën dhe po përjetojnë vitet më të mira të tyre në industri.

Në 8 vitet e fundit këto këngëtarë janë shtuar edhe më shumë por edhe puna e tyre është më e dukshme. Ato janë renditur në shumë klasifikime si më të mirat dhe kanë fituar shumë çmime. Nga emra si Natalie Grant, Tiffany Lee (Plumb), Nichole Nordeman, Sara Groves dhe Dawn Michele (Fireflight) që janë tashmë në skenë prej vitit 2008, dhe vokalistet e reja Taya Smith (Hillsong UNITED), Lauren Daigle, Kerrie Roberts, dhe Emily fertig (SHINE BRIGHT), të cilët janë më të pëlqyerat e momentit. Ne ju sjellim 7 vokalistet më të mira dhe këngët e tyre më të pëlqyera dhe nëse nuk i keni dëgjuar akoma, ky është momenti që ti dëgjoni dhe të bekoheni.

1.BROOKE FRASER

Brooke Gabrielle Fraser Ligertwood, e njohur si Brooke Fraser është një muzikante nga Zelanda e Re e njohur për albumin e saj të tretë  “Flags”, dhe goditi me këngën e saj “Something in the Water”. Fraser është një prej artisteve më të reja dhe që ka shitur më shumë albume dhe më të njohura në Zelandën e Re.  Albumet e saj kanë marrë 15 herë çmimin e platinit deri më sot. Ajo ka kënduar një nga këngët më të dashura të grupit Hillsong United titulluar, “Hosana”. Vokali i saj është shpërthyes dhe për t’u admiruar.

  1. AUDREY ASSAD

Audrey Nicole Assad është një këngëtare dhe kompozitore amerikane e muzikës së krishterë  bashkëkohore. Albumi i saj debutues, “The House You’re Building”, u lançua në korrik të vitit 2010 dhe Amazon.com e ka quajtur Albumin e vitit 2010 të muzikës së krishterë bashkëkohore.. Ajo ka punuar me emrat më të mirë të muzikës së krishterë si Chris Tomlin, Tenth Avenue North, Matt Maher dhe Jars of Clay. Ajo ka një vokal tepër të bukur dhe një ndër këngët e saj më të spikatura është “O my Soul”.

  1. KARI JOBE

Për më shumë se 15 vite, drejtuesja e mirënjohur Kari Jobe ka përdorur dhuntitë dhe talentin e saj për të drejtuar njerëzit në praninë e Perëndisë. Kur filloi të drejtonte adhurimin në moshën 13 vjeçare, ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se do të nominohej për një Grammy, do të fitonte një çmim Dove apo do të lavdërohej nga revista New York Times. E vetmja gjë që dinte ishte se kishte një zemër për njerëzit e thyer dhe një dëshirë të thellë për t’i drejtuar ata tek kryqi. Kari Jobe u lind në Uako Teksas dhe filloi të këndonte në moshën tre vjeçare. Gjithsesi emri i saj u bë njohur në skenën muzikore pasi interpretoi këngën “Revelation Song” (Kënga e Zbulesës) ndërsa studionte në institutin Krishti për Kombet. Kënga Forever është një nder këngët më me ndikim dhe frymëzuese të adhurimit. Ajo ka një zemër adhuruese për Perëndinë.

  1. FRANCESCA BATTISTELLI

Francesca Battistelli është një kantautore dhe muzikante lindur në New York. Në moshën 15 vjeçare, ajo ishte anëtare e një grupi vajzash të muzikës pop në Orlando. Pasi grupi u shpërbë, ajo rrëmbeu kitarën dhe filloi të krijonte këngët e saj, duke u siguruar që besimi të ishte fokusi primar i teksteve që do të shkruante.

Albumi i saj i parë i suksesshëm është, ‘My Paper Heart’, publikuar në vitin 2008. Ky album mbahet mend për këngë si: “I’m Letting Go,” “Free To Be Me,” “It’s Your Life,” dhe “Beautiful, Beautiful.” Pas këtij albumi ajo të vlerësohej me çmimin e parë Dove Award si “Vokalistja më e mirë femër e Vitit 2009.”

  1. MEREDITH ANDREWS

Shumë kohë përpara se Meredith Andrews të shfaqej në radio, pasioni i saj për muzikën filloi nga improvizimi i ‘krehërit të flokëve’ si mikrofon. Kohët kalonin, bashkë më të edhe vitet e rinisë, por dashuria e saj e fëmijërisë për muzikën u kthye në një dëshirë të zjarrtë për t’ia përkushtuar adhurimin Krishtit. Në vitin 2008, Meredith realizoi albumin e saj të parë, The ‘Invitation’, ndjekur dy vjet më pas nga një tjetër album, i titulluar “As long As It Takes”, kompozuar si një album me tematikë adhurimin, me këngë si “ Never Move On”, “Only to be Yours” . Meredith është një udhëheqëse adhurimi në kishën e saj dhe anëtare e grupit  Vertical Church Band.

  1. Lauren Daigle

Fansat e muzikës u njohën për herë të parë më Lauren Daigle gjatë pjesëmarrjes së saj në American Idol. Më pas ajo publikoi këngën origjinale të Krishtlindjes “Light of The World,” (Drita e botës), pas saj këngën “How Can it Be” (Si ka mundësi) që u shndërrua në një hit.

Ajo çka është e veçantë për albumin debutues të kësaj artisteje është se ajo fton dëgjuesit në jetën e saj duke ndarë zemrën për adhurimin në çdo notë. Ndërsa ishte drejt fundit të realizmit të albumit të saj, Lauren ndjente se mungonte diçka. Ndaj filloi të lutej e të kërkonte atë këngë që Perëndia dëshironte për ta kompletuar albumin. Dikush i dërgoi një mesazh në Instagram të vargut që thotë: ‘Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.’

Ajo është nominuar për një çmim Grammy Award për Best Contemporary Christian Music Album. Daigle ju dha çmimi  Artistja e ri e vitit në 2015 GMA Dove Awards; për këngën “How Can It Be” dhe  fitoi çmimin kënga e Vitit për vitin 2015

  1. DARA MACLEAN

Dara Joy Maclean është një këngëtare dhe kompozitore amerikane e muzikës së krishterë bashkëkohore e lindur në Miami, Florida dhe rritur në Fort Worth, Texas, që kur ajo ishte tetë vjeç. Dara Maclean është një nga ato artiste ku arti është i ndërthurur me shpirtin. Këngët e saj por dhe albumet kanë  një stil të veçantë për sa i përket llojit të artit që ajo bën.

Maclean ka nxjerr albumin me titull “You Got My Attention”, albumin e saj të parë në studio.

7 grupe vëllezërish
Himnet e Pashkës ndër vite

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>