Gjithnjë e më shumë periudha e Pashkës fokusohet tek çokollatat, dhuratat që njerëzit shkëmbejnë apo  tek simbolet e pranverës më shumë se sa tek arsyeja e vërtetë e festës. Historinë e vërtetë të Pashkës zor se e gjen në raftet e dyqaneve, në festimet e ndryshme apo në vendin e punës. Pavarësisht këtij drejtimi në kulturën tonë sot, nuk mund të mohohet se kjo ditë nënkupton triumfin e Krishtit të ringjallur

Me këtë frymë të triumfit, ju sjellim 7 këngë që mund ti dëgjoni në këtë periudhë festive të pashkëve duke u fokusuar tek mesazhi i fuqishëm i saj. Nëse ndodheni në makinë , para telefonit apo kompjuterit mos hezitoni t’i dëgjoni këto këngë te cilat vërtete mund t’iu japin një kuptim më domethënës kësaj pashke për ju.

1.Carman’s ‘The Champion’

Carman është një artist koncertet e të cilit janë cilësuar për pjesëmarrjen më të lartë të fansave në histori. Ai vazhdon të jetë i njohur për këngët e tij të Pashkëve, të shoqëruara me përshkrime teatrale të disa karaktereve. “The  Champion” (Kampioni) është ndër këngët e tij më të famshme për vdekjen e Krishtit në kryq, kënaqësinë e përkohshme të armikut, e ndjekur nga shpallja gjëmuese e ringjalljes së Tij të lavdishme. “Ai ka fituar, ai ka fituar / Ai është i gjallë përgjithmonë/ u ringjall, Ai është Zot.” Kjo këngë na sjell më së miri në kujtesën tonë të gjithë historinë e Pashkës dhe na kujton që Krishti vdiq për ne të gjithë.

2.Fred Hammond’s ‘Celebrate (He Lives)’

Gjatë kohës së tij në grupin e Commissioned, Fred Hammond ka kënduar kaq shumë himne të ndjera  sa është e pamundur t’i kujtosh të gjitha. Por në të gjithë shërbesën e tij  nga mesi i viteve 1980 deri sot, disa këngë  të tij janë tepër te veçanta.  “He Lives,” (Ai jeton) është një nga ato këngë  që do t’ju drithërojë dhe do t’ju bëj  të reflektoni. Mesazhi i kësaj kënge është tepër i qartë, “Krishti u ngjall sikurse tha / Zoti dhe Shpëtimtari nuk është më i vdekur / Gëzohuni duke festuar sepse Ai jeton.”

3. Alan Jackson’s ‘The Old Rugged Cross’

Nga fillimi i viteve 1900 e deri më sot, të gjithë nga Al Green tek Andy Griffith apo Kevin Max e kanë kënduar këtë këngë  sa është e pamundur të dëgjosh një version përfundimtar të saj. Ne kemi përzgjedhur një version të fundit nga një ndër emrat e njohur të muzikës kauntri, Alan Jackson. Kjo këngë  ka një mesazhesh tepër domethënës për Pashkën dhe inkurajon çdo njeri për sakrificën qe Perëndia bëri në kryq. “Në kryqin e vjetër lyer me gjak hyjnor / shoh një bukuri të tillë të mrekullueshme / Sepse në atë kryq të vjetër kryq Jezusi vuajti dhe vdiq / Për të mw falur dhe shenjtëruar.”

  1. NewSong’s ‘Arise My Love’

Shumë kohë para se NewSong  ishin një ndër grupet  më spektakolare në Amerikë ata kishin krijuar një këngë qe i kushtohej Pashkës.  Ata janë inkurajuar për të realizuar këtë këngë në një takim Pashke, ku një pastor kishte ndarë fjalën dhe menjëherë ju lindi në  zemër dëshira të realizonin këtë këngë. Përshtatur me harmoninë e zërave të përsosur te djemve, ky himn pasqyron një pamje emocionale dhe prekëse të asaj që ndodhi në Kalvar dhe më gjerë. “Varri mbi ty nuk ka pushtet / Gjemba e vdekjes nuk është me  / Nuk ka më vuajtje / Ngrihu, ngrihu dashuria ime.”

5. Selah’s ‘Were You There’

Frymëzuese dhe tepër prekëse është kjo këngë e  Selah qe sjellë gërshetim melodioz në një tregim marramendës,  që tregon një tablo të emocioneve të shumta të përjetuara nga dishepujt dhe pasuesit përreth tri ditë në varrin e Krishtit. Kulmi i saj trishtues është kryqëzimi por pastaj sjell një triumf gëzimi kur  flet për ringjalljen. “Ndonjëherë kjo më bën të të dua të bërtas / Dhe unë qaj dhe unë  fillojë të dridhem / ju ishit atje, kur Ai u ngrit nga varri “.

6. Chris Tomlin’s ‘I Will Rise’

Ndoshta më shumë se çdo këngë tjetër, ky adhurim bashkëkohor sjell nga Chris Tomlin është përdorur më shpesh në shërbesat e Pashkëve që përfshin  pak a shumë çdo denominacion. Kjo këngë është tepër e ndjerë dhe është realizuar kaq bukur. Mesazhi i kësaj këngë të jep shpresë që Krishti është i gjallë: “Jezusi ka triumfuar / Dhe varri u mposht / Fitorja është e fituar / Ai u ngjall së vdekuri.”

7. Darlene Zschech’s ‘Victor’s Crown’

Darlene Zschech është konsideruar shpesh një pararendëse e lëvizjes moderne të adhurimit. Veçanërisht rreth periudhës së Pashkës ajo njihet si një nga këngëtaret që realizon këngë sepse për të kjo periudhë e lidh gjithmonë me kujtime të veçanta dhe me sakrificën e Perëndisë . Darlene tregon për këngën e fundit të saj, Kurora e Fitimtarit:

Frymëzimi për këtë këngë, është vepra e përfunduar e Jezusit. Tek Gjoni 19 është një varg që thotë, se Jezusit iu dha një kurorë me gjemba. Në fakt në versione të ndryshme thuhet kurora e fitimtarit me gjemba.  Më pëlqen kjo pamje, ku Pilati dhe gjithë të tjerët, shihnin fundin duke menduar se ky ishte fundi i Jezusit, por vdekja nuk mund ta mbante. Bukuria e kurorës së fitimtarit është se përfundimisht fitorja i përket Krishtit dhe se pa vdekjen nuk do të kishim ringjalljen, dhe kënga Kurora e fitimtarit flet për  fuqinë e ringjalljes.”

7 këngë shqip për Pashkën.
Unë kam vendosur të ndjek Jezusin

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>