Të gjithë e dimë që limonët janë të shijshëm, madje ata i japin shije gjithçkaje nga sallatat e ndryshme tek koktejet. Vetitë e tij ushqyese për organizmin tonë janë të shumta, limoni ka veti antibakteriale që mund të pastrojnë veshkat dhe mëlçinë si dhe të forcojnë sistemin imunitar, por gjithashtu i japin organizimit një dozë të rëndësishme vitaminës C dhe antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe ju ndihmojnë të dukeni më të rinj.

Por pak njerëz e dinë se limoni mund të përdoret në kuzhinë në disa raste të veçanta. Ja se si limoni mund të zgjidh dilemat në kuzhinën tuaj dhe ti bëjë më të shijshëm vaktet tuaja.

Parandalon nxirjen

Disa pika limon mund të bëjnë mrekulli për avokadon, mollët, bananet dhe patatet e qëruara, duke qenë se lëngu i limonit ka aciditet mjaftueshëm për të parandaluar oksidimin që i bën këto perime të nxihen. Herën tjetër që do të përgatisni një vakt apo një ëmbëlsirë që përmban frutat dhe perimet më sipër provojeni.

Pengon që orizi të ngjitet

A keni probleme me orizin sa herë që e gatuani? Shto disa pika limon në ujin e gatimit dhe kjo do të pengojë që orizi të ngjitet. Përveç kësaj lëngu i limonit do të zbardhë orizin dhe do të bëj që të duket akoma më mirë në pjatën ku do të serviret.

Ruan të butë sheqerin kaf

Lëngu nuk është e vetmja pjesë e përdorshme e limonit; lëkura e tij mund të bëj mrekulli gjithashtu. Shto një copë lëkurë limoni në kutinë ku ruani sheqerin kaf dhe kjo do të pengojë që ai të ngjitet dhe të forcohet. Herën tjetër që do të gatuani një ëmbëlsirë nuk do t’ju duhet të shkriftoni sheqerin.

Forcon sallatën jeshile

Pak lëng limoni dhe ujë mund t’i sjellë sërish në jetë gjethet e sallatës jeshile. Futuni ato në një tas me ujë të ftohtë dhe shtoni gjysmë filxhani me limon, vendoseni në frigorifer për rreth një orë. Gjethet e sallatës do të jenë më të gjalla dhe gati për tu konsumuar.

Gatuan vezë të ziera në mënyrë të përsosur

Ndonëse mund të jeni mjeshtër në zierjen e vezëve, hidhni pak lëng limoni mbi lëvozhgë përpara se ti hidhni në enën ku do të ziejnë. Lëngu I limonit pengon që lëvozhgat e vezës të thyhen ndërsa ziejnë dhe pastaj është më e lehtë ti qërosh për ti ngrënë. Provoje këtë teknikë

Zbut mishin

Lëngu i limonit e zbut mishin mjaft mirë; aciditeti thyhen fibrat e mishit duke bërë që ai të jetë I butë ndërsa e konsumoni.

Shton shijen

Së fundmi, shija e limonit mund të transformojë një vakt. Limoni balancon shijen në ushqimet e detit. Apo në pjata të tjera.

Limonët janë të mirë për shëndetin dhe kanë disa të mira befasuese në gatim. Duke përdorur këto sugjerime do të keni më pak stres në kuzhine.

Stina e të korrave
Si të jesh i lumtur dhe kur je vetëm?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>