7covera krashTë krishterët që zakonisht këndojnë këngë  hit realizojnë edhe covers, kjo nuk është ndonjë gjë e re . Kjo është një mënyrë për të sjellë në vëmendje punën  e tyre të madhe që ata bëjnë. Miliona fansa dhe dëgjues kërkojnë versionet cover  të këngëve të preferuara. Covers janë bërë tepër te njohur në të gjithë botën dhe janë realizuar nga shumë artistë. Ne ju sjellim 7 coversat më të pëlqyer:

Jordan Feliz f / David Dunn – “Drag Me Down” (One Direction )

Këto dy artistë të rinj të  skenës me performancat e tyre kanë sjellë shumë hite, ata  na tregojnë në tre minuta qe janë e ardhmja e muzikës  pop te krishterë.  Ata vijnë me një version Cover te grupit “One Direction”.

For KING & Country ” Out of the Woods ” (Taylor Swift)

Disa muaj më parë, FK & C kanë lëshuar këtë këngë në versionin cover dhe ky cover është gjithmonë duke u rritur  në klikime dhe tepër i pëlqyer .Taylor Swift e pëlqeu shume këtë këngë, aq sa e postoi në rrjetet sociale  dhe e ka  quajtur këtë cover  si një nga më të mirët që ajo ka dëgjuar. Kënga është pëlqyer shumë dhe ka marrë edhe klikime të shumta në kanalin zyrtar në Youtube.

3.Ryan Corn – “White Flag” (Dido)

 

Gjashtë vjet më parë, një artiste e quajtur Dido  vetëm me një këngë të saj u kthye menjëherë në një ikonë dhe u hapën shume dyer në karrierën e saj . Me këngën “White Flag” ajo u bë shumë e populluar në mbarë botën dhe pothuajse nuk kishte njeri që nuk e dinte këtë këngë. . Një artist i ri Ryan Corn ,nxori një version cover  të kësaj këngë duke kaluar nga kompozitor në këngëtar. Performanca e tij akustike tërhoqi shumë vëmendje dhe vlerësohet si një nga coverat më të mirë.

4. Sidewalk Prophets – “Desperado” (The Eagles cover)

Këngëtari kryesor i këtij grupi Dave Frey është një nga më të mirët në industrinë e muzikës së Krishterë. Ai këndon në mënyrë të mrekullueshme. Grupi është duke filluar një ide të re në Youtube dhe në rrjetet sociale. Koncepti është i thjeshtë: një kitarë,vokali dhe kamera. Në këtë lloj mënyre ata janë duke realizuar këngë tepër te bukura në versionin cover,  siç është edhe kjo këngë.

5.Jon Guerra f/ Vertical Church Band – “Who Am I” (Casting Crowns cover)

Një tjetër zë i fuqishëm i ri në skenë është Jon Guerra, i cili vjen ne bashkëpunim me grupin e tij të adhurimit Vertical Church Band për të prodhuar një cover të ri të një prej këngëve më të mëdha të muzikës bashkëkohore  të krishterë hit, “Who Am I”  (“Kush jam unë”). Ky version është tepër i bukur dhe shume i realizuar . Për më shumë dëgjojeni!

6.As Long As You Love Me – Justin Bieber (Anthem Lights)

Anthem Lights janë tepër të njohur për cover-at e tyre dhe gjithmonë ja arrijnë qëllimit dhe i kthejnë ne hite . Një këngë tepër e bukur është kënga e Justin Biber,” As Long As You Love Me”  e cila është kthyer në një hit. Kjo këngë është kthyer në cover nga Anthen Lights dhe është një ndër versionet më të mira.

7. MercyMe – Cover Tune Grab Bag – Beat It

MercyMe është edhe ky një grup që realizon shumë covera. Ky grup ka realizuar një këngë të Michael Jakson ,cover ku me sa duket publiku dhe dëgjuesit e kanë pëlqyer. Kjo këngë është një ndër më të mirat e këngëtarit, sa që versioni qe e ka sjell grupi është tepër interesant për t’u dëgjuar.

Unë kam vendosur të ndjek Jezusin
Rrahje zemre

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>