hero-landscape-learn-to-love-your-job-again

Duajeni punën, mos e lini atë.
Duke qënë se jetojmë në një kohë krize ekonomike  papunësia është rritur  edha ata që janë me fat të kenë një punë nuk e shijojnë atë. Nëse ju jeni një  nga ata persona të cilët i urrejnë  mëngjeset e të hënave, atëhere  sipas “Main Street “ janë sugjeruar disa mënyra nga trajnuesit e karrierës se si ta bëni punën tuaj më shpërblyese, argëtuese dhe motivuese. Sipas ekspertëve ju kaloni  të paktën pesë nga shtatë ditët e javës në punë dhe  më e pakta që mund të bëni është të zbaviteni ndërsa punoni.

1.Reflektoni

Reflektoni për të kuptuar përse puna juaj nuk po ju kënaq. Kjo ndodh për shkak të kolegëve tuaj, shefit apo ndoshta është industria në tërësi e cila nuk ju pëlqen? Shpesh herë ne e gjejmë veten duke mos e pëlqyer më punën që bëjmë, dhe nuk arrijmë të kuptojmë përse ndodh kështu. Vlerësojini arsyet specifike përse nuk jeni i lumtur dhe analizojini ato një nga një sikurse shprehet Andrea Worch ekspert . Mos e lejoni krizën ekonomike t’ju lërë ju në një punë që nuk e pëlqeni por qëndroni vetëm sepse rrezikoni të mbeteni i papunë.  Do të vijë një moment që do të kuptoni se jeni me fat që e keni një punë dhe se problemet tuaja në fakt janë të vogla.

Gjeni një projekt

Multi ethnic business executives sitting together and having a joyful time at office

Vjen koha kur mërziteni në punë dhe ju nuk keni me se të merreni. Ekspertët sygjerojnë që të jeni aktiv dhe produktiv me kohën tuaj. Merrni iniciativën për të kryer një projekt, mendoni se për çfarë ka nevojë kompania juaj dhe ofrouni që të gjeni një zgjidhje.  Nëse veproni në këtë mënyrë me guxim dhe kreativitet  keni për të arritur larg, shefi juaj do tju shohë me sy të mirë dhe ju mund të ngriheni në detyrë dhe të jeni në një pozicion që mund t’ju pëlqejë.

Ruani qetësinë

Acarimi dhe nervozizmi nuk ju ndihmojnë dhe këto emocione do ju bëjnë të  shtoni acarimin tuaj.  Mendoni që një ditë më parë se si do e shfrytëzoni kohën, bëni një plan pune për çdo ditë vendosini vetes cdo ditë një qëllim për të arritur. Në këtë mënyrë ju do të fokusoheni në detyrat tuaja konkrete.

Praktikat profesionale

Why Entrepreneurs Love Their Jobs - Happy at WorkNëse jeni në fillimet e karrierës tuaj apo jeni ende në shkollë përpiquni të kryeni sa më shumë intershipe që të jetë e mundur.  Në këtë mënyrë ju do të fitoni eksperiencë do të  krijoni kontakte dhe çfarë është më e rëndësishmë është se ju do të kuptoni se çfarë pëlqeni të bëni dhe cfarë nuk pëlqeni. Intershipet janë një mundësi e mirë për të nisur hapat e para të karrierës gjithashtu mund  të  zbuloni një botë pasioni të cilën ju nuk e kishit ditur se mund ta kishit.  Gjatë intershipit bëni cdo do lloj detyre që ju del përpara, fotokopje, kafe,  mos hezitoni të bëni çfarë ju kërkohet  në fund të fundit në këtë mënyrë ju do ti rrisni vetes shanset për të fituar një pozicion pune.

Merrni shembull ( Gjeni një pikë referimi)

Business people looking at their leader while he explaining something on whiteboardPërpiquni të gjeni dikë në punën tuaj i cili është i gatshëm t’ju udhëzojë, një mentor.  Edhe nëse mentor për ju bëhet shefi juaj, mësimi është gjithmonë në përfitimin tuaj. Ndoshta arsyeja përse ju nuk e pëlqeni punën tuaj është pikërisht sepse ju nuk jeni përpjekur mjaftueshëm për tu përshtatur në kulturën e kompanisë.  Cdo kompani ka ambjent të ndryshëm dhe nëse ju jeni mësuar me  stlin e punëdhënësit  tuaj të mëparshëm do të jetë e vështirë për ju që të përshtateni me ambjentin e ri dhe gjithashtu si pasojë të mos e pëlqeni punën që keni. Të mësoni dhe të merrni këshilla nga një koleg pune i cili punon prej kohesh ne kompani është një  pasuri e madhe për ju.

Pagë e lartë = I palumtur në punë?

Një arsye e zakonshme se përse njerëzit bëjnë një punë  të cilën nuk e pëlqejnë është  për para, një arsye mjaft e vlevshme.  Puna  që kanë paguan shumë, për ta lenë dhe për të nisur një të re  e cila ka lidhje me pasionet e tyre por ka një  pagë më të ulët.  Ky është një problem “i mirë “ për tu patur. Por nëse ju keni  një llogari kursimesh për  raste emergjente, jeni pa borxhe  dhe keni mundësi të gjeni një punë te cilën e doni atëhere bëjeni. Nëse e doni punën tuaj atëhere ajo nuk quhet më punë.  Përveç  te tjerash interesimi juaj për punën e re mund të impresionojë punëdhënësin tuaj i cili me shumë mundësi mund tju ngrejë rrogën më shumë se më parë.

Jeta juaj jashtë punës

Përpiquni të bëni diçka aktive mbas orarit të punës, merruni me një aktivitet që vërtet ju pëlqen dhe ju zbavit. Kur mendoni se çfarë do të bëni mbas orarit të punës edhe 8-orëshi i punës bëhet më pak i dhunshëm. Ky është një hap kritik për shëndetin tuaj fizik dhe mendor  i cili do t’ju bëjë ju më të qetë dhe do ju bëjë ju të harroni stresin e punës.

10 GJERA QE NUK BLIHEN ME PARA!
Ndiheni të lodhur?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>