Telefoni shkon aty ku shkojmë edhe ne, që do të thotë kudo. Ne të gjithë flemë me telefonin tonë. Në dhomën e gjumit, telefoni na zgjon nga gjumi dhe na mundëson të jemi të gatshëm për çdo rast urgjence.

Të gjitha këto përfitime janë të mrekullueshme. Problemi vjen në momentin kur telefonin e kemi aq afër sa e arrijmë sapo zgjasim krahun dhe e marrim atë, menjëherë sapo zgjohemi, si pjesë e zakonin për të kontrolluar  rrjetet sociale.

Por e vërteta është se ajo gjë në të cilën fokusohemi më së pari në mëngjes do të ndërtojë të gjithë ditën tonë. Kështu që nuk kemi përse të jemi kaq të gatshëm për të kontrolluar telefonin që në mëngjes dhe të mos bëjmë diçka tjetër që na motivon për ta nisur ditën sa më mirë.

Ka gjashtë arsye për të cilat ne e kontrollojmë telefonin sapo zgjohemi dhe në fakt që të gjitha janë arsye të gabuara.

  1. Risitë

Na pëlqen kaq shumë që të dëgjojmë të rejat që kanë ndodhur në botë apo të rejat e miqve tanë. Kjo ndodh sepse nuk na pëlqen që lajmet ti marrim nga të tjerët por përkundrazi të jemi ne ata që kemi rolin e informuesit. Mendojmë sikur kjo ka të bëjë me të qenit i zgjuar ndërkohë që një informim i tillë nuk ka të bëj me zgjuarsinë.

  1. Ego

Çfarë kanë thënë njerëzit për ne në postimin tonë të fundit? Kush na i ka parë postimet tona? Kush na ka shkruar? Kush na bëri like apo na komentoi? Ka një ndjenjë të gabuar egoje për të qenë në qendër të vëmendjes tek ne njerëzit. Disa prej nesh janë shumë të dobët, të lënduar, të brishtë, të pasigurt, saqë çdo vëmendje që na kushtojnë na bën të ndihemi pak më mirë. Është sikur të na kenë dhënë nga një përqafim. Por e vërteta është që ajo përmbushje përveçse është egoiste, është gjithashtu e gënjeshtër.

  1. Argëtimi

Në internet, ka një lumë fotosh, thëniesh, videosh, historish dhe link-esh. Ato mund të jenë mahnitëse, të çuditshme, të mrekullueshme apo edhe shokuese. Shumë prej nesh janë tashmë të varur nga nevoja për të pasur apo parë një nga këto syresh herë pas here.

Janë këto motive negative që punojnë në ne ndërkohë që zgjohemi në mëngjes dhe kemi dëshira të tilla për ta kënaqur veten me telefonin tonë.

Ka edhe tre motive të tjera “shmangëse” për të cilat ne e kontrollojmë telefonin çdo mëngjes. Më fjalë të tjera, këto motive kanë të bëjnë me dëshirën për të shmangur jetën e vërtetë edhe pesë minuta të tjera.

  1. Shmangia e mërzisë

Ne zgjohemi në mëngjes dhe dita që kemi përpara na duket e mërzitshme. Nuk ka asgjë ekzaltuese në ditën tonë dhe shumë pak nxitje për tu ngritur nga shtrati. Sigurisht, shpirti njerëzor e urren vakumin,  të mos bërit asgjë. Nëse nuk ka asgjë domethënëse, pozitive dhe shpresëdhënëse, përpara nesh, për të mbushur atë zonë të shpirtit tonë që është i rezervuar për shpresën, atëherë do të përdorim telefonat si përndjekës të mërzisë.

  1. Shmangia e përgjegjësive

Ne të gjithë e kemi nga një rol: baba, mama, djem, të punësuar, etj. Ka barra që vijnë te ne në ditët tona, të cilat janë të rëndësishme. Ka vendime që duhen marrë në lidhje me fëmijët tanë, shtëpinë, makinën, financat, dhe shumë gjëra të tjera. Jeta është plot me përgjegjësi të rëndësishme dhe ne ndjehemi të papërshtatshëm për to. Qëndrojmë të shtrirë në krevat duke u ndjerë të frikësuar – dhe të lodhur – për faktin që njerëzit ushtrojnë kaq shumë presion mbi ne. Nuk na pëlqen fare nga dita jonë dhe preferojmë ta shmangim edhe pesë apo dhjetë minuta. Për këtë ka një telefon që na ndihmon ta shtyjmë edhe pak ditën.

  1. Shmangia e vështirësive.

Mund të jesh në një periudhë të jetës tënde ku ajo me të cilën ndeshesh sapo ngrihesh nga krevati nuk është thjesht mëzi apo përgjegjësi, por edhe një konflikt konstant, sëmundje, pamundësi, miq që janë kundër teje, apo dhimbje në vetë trupin tënd. Në këtë formë, ti zor se mund të ngrihesh nga shtrati sepse ndjen dhimbje dhe është më e thjeshtë që të qëndrosh aty pak më gjatë. Ndërkohë që telefoni të ndihmon të arratisesh.

Të mendosh ndryshe

Këto janë gjashtë arsye se përse shumë prej nesh janë të varur ndaj konsultimit me telefonin e tyre kur zgjohen në mëngjes – motive “të vogla” dhe motive “shmangëse”.

Por mendoni kështu: Supozo se e hap telefonin menjëherë në mëngjes dhe ndeshesh me një lajm të keq? Po sikur në kërkim të postimeve që të kënaqin egon, të gjesh postime që e shkatërrojnë atë? Po nëse shpenzon 5 minuta për të shmangur mërzinë, përgjegjësinë dhe vështirësitë e ditës dhe në fund zbulon që je shpirtërisht, moralisht, dhe emocionalisht i dërrmuar për tu përballuar me realitetin e ditës?

Ne duam që mëngjeset tona të jenë të mbushura me pozitivitet dhe me Perëndinë. Ne duam që të jemi të fuqizuar për të përballuar çdo gjë që dita mund të sjellë. Ne duam diçka që të na sjellë kurajë për ditën. Kjo do të arrihej nëse lexonim Biblën më parë se të përdornim telefonin përpara se të jemi zgjuar tërësisht. Zgjidh të mos e shkatërrosh ditën tënde. Lerë telefonin mënjanë në mëngjes.

 

 

 

 

Çfarë duhet të marrësh në konsideratë përpara se të votosh.
Dita Botërore Kundër Punësimit të Fëmijëve

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>