5 pyetje që duhet ti bësh vetes në fund të çdo ditePeople-Think

Çdo ditë është  e nevojshme të marrim kohë për të reflektuarpër ngjarjet që na kanë shoqëruar dhe për mënyrën se si ato kanë ndikuar, mendjen, trupin dhe shpirtin. Për këto kemi folur në programin Weekend këtë fundjave. Duke reflektuar mbi ditën tuaj, do të krijojë Brenda jush një jetë cilësore dhe do tju jap një ndjesi përmbushjeje. Ndaj përpara se ta mbyllni ditën sot, bëjini vetes këto pesë pyetje.

A kam komunikuar me Perëndinë?

Mund të jetë në mëngjes, pasdite apo në darke, ose ndoshta disa herë përgjatë ditës – por përpiquni që të jetë prioritet për ju komunikimi me Zotin. Perëndia dëshiron të sigurojë për ju drejtim, dëshiron t’u jap forcë që të merrni vendime të zgjuara. Komunikimi i përditshëm me Perëndinë do të ndihmojë që të keni besim dhe siguri tek Ai.

A kam dhënë?

Është e rëndësishme që të japim çdo ditë. Të japësh, nuk do të thotë domosdoshmërisht, të japësh para. Ti mund të bësh një favor për dikë që është duke qëndruar në radhë, të mbash derën hapur për dikë tjetër ndërsa hyn në dyqan, të ndihmosh fqinjin e moshuar të bëjë pazarin, pra të bësh diçka për dikë tjetër.  Bëje mision të përditshëm që të ndikosh ditën e dikujt dhe tu dhurosh moment që do ti mbajnë mend. Kurrë nuk mund ta dish se ti do të kesh nevojë për ndihmë, ndaj sigurohu që të jesh i gjendur në çdo situatë.

Çfarë mund të kisha bërë ndryshe?

Ne gjithmonë kërkojmë për mënyra se si të përmirësohemi, të përmirësohemi në karakter apo të përmirësojmë raportet dhe komunikimet me të tjerë. Sigurisht që nuk ke pse kritikon çdo gjë që bën, por mendo nëse ka nga ato situate që duheshin përballur më mirë, ose shiko për mënyra se sit ë jesh më i dobishëm në aktivitetet e përditshme. Kini parasysh që ne të gjithë ndërtohemi nga kritika, kur ajo është konstruktive, dhe askush nuk të njeh ty më mirë se sa vetja.


Çfarë mësova?

Sfidoje veten çdo ditë që të mësosh diçka të re. Mësimet që merr çdo ditë nga jeta do të ndihmojnë që të kesh mjetet e nevojshme për të përballur dhe disa nga rrethanat më të vështira.  Perëndia lejon që ne të përjetojnë ngjarje të ndryshme për të na dhënë një mundësi për tu rritur dhe për ti ndarë këto mësime me të tjerët.

A u tregova i dhembshur?

Kujtohu të jesh i dhembshur, i dhembshur me fëmijët, bashkëshortët, prindërit, miqtë apo anëtarë të tjerë të familjes. Çdo ditë dhuroni një përqafim për njerëzit tuaj të dashur dhe tregojuni atyre se i doni. Askush nuk e di me siguri, se sa kohë do ketë në këtë tokë, ndaj është e rëndësishme ta jetosh cdo ditë sikur të jetë e fundit. Sigurohuni që po shprehni dashurinë tuaj sepse dhembshuria juaj mund  ti jap dikujt tjetër besimin dhe sigurinë se mund të mbështeten tek ju dhe në vështirësi.
Pra ju inkurajojmë sot të merrni kohë që të rriteni si individ, në mënyrë që të jeni frymëzim për njerëzit që ju rrethojnë.

 

 

Ushtrimet fizike
Disa mënyra për të thjeshtuar jetën

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>