Lajmi Fundit
prev next

 

studimin e BiblësMiti #1: Nuk ke nevojë ta studiosh Biblën me të tjerët

Kur vjen puna për studimin e Biblës, ne shpesh priremi të mendojmë ta studiojmë vetë. Me një furnizim në dukje të pafundmë të burimeve në dispozicion për ne (të printuara dhe online), ne mund të mendojmë se ne nuk kemi nevojë ta studiojmë Biblën me njerëzit e tjerë. Tani, sigurisht, ka një vlerë të madhe studimi personal i Biblës! Por kur e studiojmë Biblën gjithmonë vetëm, po e largojmë veten nga mënyrat kryesore që Zoti e përdor Biblën në jetën tonë – mprehtësia dhe urtësia e besimtarëve të tjerë. Duke gërmuar në Fjalën e Perëndisë me të tjerët sytë tanë hapen që të shohim më shumë tek Bibla se sa çdo të shihnim vetëm.

Një nga përfitimet më të mëdha e të mbledhurit me njerëzit e Perëndisë është të qenit në Fjalë së bashku. Pali e thekson këtë kur i shkruan Timoteut: “Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë.” (1 Tim. 4:13). Përvese t’i kushtojmë vëmendje të madhe predikimit të Fjalës mëngjeseve të së dielave, duhet të kërkojmë mundësi që të kalojmë kohë me besimtarë duke studiuar Biblën, edhe nëse është një grup i vogël, klasë shkolle për të rritur, apo të organizime të tjerë.

Miti #2: Të duhet një diplomë për të studiuar Biblën.

Edukimi teologjik është një dhuratë e madhe që mund t’i bëhet kishës. Investimi i shtuar i kohës për të marrë trajnim në teologji, historinë e kishës, dhe hermeneutikë jep përfitimi për gjithë jetën. Por Zoti nuk e dha Biblën që të përdoret vetëm nga studiues dhe pastorë. Ai ia dha gjithë njerëzve të Perëndisë, jo vetëm drejtuesve. Merr në konsideratë disa nga gjërat që Davidi thotë për Fjalën e Perëndisë tek Psalmet:

Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë. (Psalmi 19:7)

Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën. Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua. Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime. Kam më tepër zgjuarsi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua. (Psalmi 119:97–100)

Zoti na e dha Biblën sepse Ai dëshiron që gjithë njerëzit e Tij të kuptojnë se kush është Ai dhe se si duhet të jetojmë si njerëz të Tij. Gregory I kishte të drejtë kur shkroi, “Shkrimi është si një lum sërish, i gjerë dhe i thellë, i cekët mjaftueshëm këtu për qengjin që të ecë, por mjaft i thellë atje që elefanti të notojë.”1

Miti #3: Duhet të dish greqisht dhe hebraisht që të studiosh Biblën.

Në një farë kuptimi, ky është një version tjetër i mitit më sipër. Për shumë pastor dhe mësues, të studiosh greqisht dhe hebraisht në seminare është një punë e vështirë. Kështu që ka kuptim që ata duan të përdorin atë njohuri që t’i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë Biblën. Por ndonjëherë mund ta bëjnë këtë gjë në një mënyrë që jep përshtypjen se nëse ti nuk di greqisht dhe hebraisht, nuk mund ta studiosh me të vërtetë Biblën.

Kjo nuk është larg të vërtetës. Duke iu adresuar kishës në Romë, Pali shkroi:

Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë. (Romakëve 15:4)

Të paktën një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve në Romë ishin johebrenj të cilët nuk dinin hebraisht. Gjithsesi në kongregacionet e tyre lokale, ata rregullisht dëgjonin Testamentin e Vjetër të lexuar dhe të shpjeguar bazuar në përkthimet greke të hebraishtes. Në të vërtetë, Pali rregullisht citonte nga këto përkthime greke teksa u shkruante besimtarëve.

Zoti na e dha Biblën sepse Ai dëshiron që gjithë njerëzit e Tij të kuptojnë se kush është Ai dhe se si të jetojnë si njerëz të Tij.

Pa dyshim, gjuhët janë një mjet i mirë për studimin e Biblës, por nuk janë thelbësore. Gjuha angleze (edhe shqipe) ka disa përkthime besnike të Biblës që në mënyrë të përpiktë reflektojnë atë që Shkrimi grek, hebre dhe aramaik origjinal nënkupton. Studimi i kujdesshëm i këtyre përkthimeve na jep ushqim shpirtëror jetëdhënës.

Miti #4: Të duhet shumë kohë që të studiosh Biblën.

Jetët tona janë të zëna. Ne vazhdimisht ndjejmë presionin e përgjegjësive të ndryshme siç është familja, puna, shkolla, kisha, dhe marrëdhëniet (mes gjithë të tjerave) që konkurrojnë për kohën dhe energjinë tonë. Ndonjëherë studimi i Biblës mund të duket si thjesht diçka më shumë që ne nuk kemi kohë që ta përfshijmë në programet tona sepse ne mendojmë se kërkon shtrirje të gjata kohore për ta bërë.

Në të vërtetë, shumica prej nesh me shumë mundësi kemi më shumë kohë në dispozicion se sa mendojmë. Merr në konsideratë, për shembull, sa shumë kohë shumë prej nesh kalojmë në telefonat tanë, duke lundruar në rrjetet sociale, apo duke parë programet tona të preferuara. Por edhe nëse me të vërtetë nuk kemi kohë për studim Bible, Fryma e Perëndisë është i aftë të përdorë edhe  copat e vogla të kohës (edhe 10 – 15 minuta) për të thelluar të kuptuarit tonë se kush është Perëndia, cili është plani i Tij për botën, dhe kush jemi ne si qenie njerëzore.

Miti #5: Ke nevojë për një metodë të komplikuar.

Disa qasje për studimin e Biblës janë shumë të detajuara dhe të komplikuara, duke përfshirë një numër të madh hapash. Kur ke kohë, energji, dhe durim, këto metoda mund të jenë shumë ndihmuese për të depërtuar në thellësitë e Shkrimit. Por sa më e komplikuar të jetë metoda, më e madhe është mundësia që ne të mund të ngecim apo të ngarkohemi.

Megjithatë, nuk ka përse të jetë kështu. Jezusi na dha udhëzime se ku duhet të përqendrohemi kur të studiojmë Biblën. Kur e pyetën për urdhërimin e madh në Shkrime, Ai u përgjigj:

 “Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënd, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.” (Mateu 22:37–39).

Sipas Jezusit, çdo gjë në Bibël është e lidhur me dashurinë ndaj Perëndisë apo dashurinë ndaj të afërmit. Pra një metodë e thjeshtë është të bëjmë pyetje që na ndihmojnë të shohim gjërat që Zoti do të shohim.

Kur vjen puna te studimi i Biblës, kënaqësia është karburanti më i fuqishëm. Nëse besojmë se jetët tona shpirtërore varen nga cdo fjalë që vjen nga goja  e Zotit (LiP 8:3; Mateu 4:4), ne do ta gjejmë kohën për të studiuar Fjalën e Perëndisë. Ashtu si Davidi përpara nesh, ne do të lutemi që Perëndia të na jap jetë me anë të Fjalës së Tij (Ps. 119:25, 37, 50, 93, 107, 116, 144, 154, 156, 159). Përse të mos ndalojmë dhe t’i kërkojmë Perëndisë të na hap sytë që të sodisim mrekullitë e Ligjit të Tij (Ps. 119:18)?

Nga: Matthew S. Harmon

Shënime:
1.Gregory I, Komentari mbi Jobin (Moral. insc. 4 [CCL 143:6]), cituar nga Andy Naselli, “On Swimming Elephants.”

Matthew S. Harmon është autori i Të Bësh Pyetjen e Duhur: Një Guidë Praktike për të Kuptuar dhe Aplikuar Biblën.

Lexo më shumë: Fakte interesante biblike

Lavdërim vs Qortim - Lavdërimi përmirëson sjelljen
Një tërmet me magnitudë 6.8 godet Turqinë Lindore

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X