Gjithë çfarë duan prindërit është që fëmijët e tyre të kenë rezultate të mira. Me pak fjalë të kenë sukses në shkollë, gjë që do të prijë edhe suksesin e tyre të mëvonshëm në fushat ku do të punojnë. Duke u kujtuar prindërve se fëmijët e tyre nuk do të shkëlqejnë në të gjitha lëndët do të japim disa këshilla se ti ta vendosësh fëmijën në rrugën drejt suksesit. Për këtë, duhet që t’u sigurosh një hartë dhe një dritë që t’u ndriçoj rrugën. Personat e suksesshëm nuk janë aksidentalisht aty.  Ti si prind, luan një rol të madh në drejtimin e tyre për në rrugën e duhur. Dhe ne të ofrojmë këto këshilla se si ta vendosësh fëmijën në rrugën drejt suksesit.

  1. Përkufizoje suksesin

Suksesi nuk vlerësohet vetëm nga çmimet që merr. Përcaktimi i tij është relativ dhe nuk ka të bëj me vlerësimet e të tjerëve por me dhënien e gjithë kapacitetit tënd. Nëse je i suksesshëm, shpërblimet vijnë, por mund edhe të mos ndodhë. Prandaj  është e rëndësishme që t’i tregosh fëmijës se ato që kanë rëndësi janë përpjekjet më shumë sesa shpërblimet.

  1. Parashikoje fundin

Është e rëndësishme për fëmijën tënd që të ketë parasysh përfundimin. Ndërkohë që ata vendosin qëllime në edukim dhe karrierë, siguroji atyre shembuj te të cilët mund të mbështeten. Të dekurajuar nga kushte jo të mira ekonomike fëmijët mund të fillojnë të mendojnë se e ardhmja e tyre nuk do të jetë e mirë dhe ajo që imagjinojnë është mjerimi. Në këtë rast ti duhet që t’i tregosh shembuj ku shumë njerëz të cilët kanë pasur vështirësi ekonomike përsëri ia kanë dalë ta arrijnë suksesin. Ose nëse fëmija juaj vuan nga një sëmundje e cila e privon në disa aspekte ai mund të fillojë të mendojë se nuk do të ketë sukses kurrë. Në të njëjtën mënyrë ti duhet t’i tregosh për shembuj të njerëzve të cilët pavarësisht kufizimeve ia kanë dal mbanë të plotësojnë ëndrrat e tyre.

  1. Mësoji të besojnë

Fëmija yt duhet ta besoj se mund ta arrij suksesin. Personat e suksesshëm priren që të kenë një besim të patundur në veten e tyre. Studiuesit sugjerojnë se të besosh në veten tënde dhe të mbash një qëndrim bën që të kesh një shëndet më të mirë, zakone pune më të mira dhe performancë më të mirë në gjithë aspektet e tjera. Kur studentët e dinë si ta arrijnë atë që duan, dhe mund ta shprehin këtë me besim, ata kanë më shumë mundësi që të arrijnë qëllimet e tyre. Kjo te fëmijët e vegjël manifestohet me qëllime joreale që i vendosin vetes, të çuditshme për ne por shumë normale për ta. Ajo që është e rëndësishme është se kanë ëndrra të mëdha. Kështu që inkurajoje këtë mentalitet dhe lejoji t’i eksplorojnë idetë e tyre.

  1. Vlerësoje mësimin

Mos qëndro vetëm te edukimi që ofrohet në shkollë – apo zinxhiri fillore, gjimnaz, universitet dhe punë. Shumë të rritur përdorin këtë shembull si një patericë dhe sa më shpejt që të munden vendosin të ndalojnë së mësuari. Por ne po ju tregojmë për një të vërtetë tjetër rreth të mësuarit. Fëmijët që janë të fokusuar te suksesi, vazhdimisht kërkojnë dhe mësojnë gjëra të reja – një gjuhë të huaj të dytë apo të tretë, një vegël muzikore apo një teknologji të re  për shembull. Fëmijët e suksesshëm bëhet të rritur të suksesshëm duke mësuar gjatë gjithë jetës.

  1. Lejoji gabimet

Të dëshirosh që fëmijët e tu të jenë të suksesshëm është diçka e mirë, por duhet tu mësosh atyre se rruga drejt suksesit do të jetë e mbushur me gropa, pengesa, tela me gjemba dhe kurthe. Është një pikë kyçe të mësosh edhe se dyshimi është pjesë e procesit. Suksesi nuk do të vij lehtë, dhe në fakt nuk duhet të vij ashtu.

9 arsye përse e shmangim të vërtetën
10 të vërteta rreth fitnessit që do të të bëjnë të mendosh edhe njëherë për mënyrën e jetesës

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X