Ushtrohuni në mënyrë të vazhdueshme

Kjo është një ndër gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj- por fillimi mund të jetë i vështirë. Ja se si mund të jeni gati për të nisur një rrugë të shëndetshme. Merrni hapin e parë. Mbase asnjëherë nuk do të jeni atleti më i mirë. E gjithsesi ju sërish mund të vendosni  një qëllim për të përmbushur  në një sport të caktuar, edhe nëse nuk e keni provuar më parë këtë.  Ju mund  të vendosni një limit që kërkoni ta arrini në biçikletë, në not, apo në vrapim. Zgjidhni ju, atje ku ndjeni  më shumë pasion dhe dëshirë për diçka. Kjo do t’ju ndihmojë shumë të mbani në formë trupin tuaj.

Konsumoni më shumë perime

Nëse konsumojmë vazhdimisht perime, mund të gëzojmë shëndet më të mirë dhe një jetë  plot gjallëri.  Kërkimet tregojnë se shumë perime kanë një dozë të lartë të vlerave ushqimore. Kështu që futini ato në dietën tuaj dhe do të merrni të gjitha vitaminat e nevojshme.

Organizoni listën e gjërave që duhen bërë

Pyetja që pjesa më e madhe e njerëzve bëjnë është “ Përse humbas kaq shumë kohë?”, “Si më iku dita kaq shpejt sot?” A e keni shumë të vështirë që të lini një takim me mjekun tuaj, të pastroni  depon tuaj ku mbani gjëra të magazinuara, apo të paguani detyrimet tuaja?  Është mirë që të vendosni në një listë gjërat që duhen bërë menjëherë dhe nuk presin për më gjatë.  Kështu do të mund të bëni më të mirën me kohën që ju është dhënë.

Jepini rëndësi mënyrës sesi ndiheni vazhdimisht

Çfarë është depresioni?Është normale që të ndiheni ndonjëherë jo me shumë humor, por nëse  kjo gjendje mërzie bëhet e përditshme, mund të jetë një sinjal për depresionin. Pjesa më e madhe e rasteve të depresionit japin ndjesi trishtimi dhe apatie, të shoqëruara këto edhe me simptoma të tjera, për të paktën dy javë rresht dhe zakonisht janë aq të forta saqë ndërpresin aktivitetin normal të një dite. Duhet të dimë se depresioni nuk është një shenjë  e dobësisë apo të një personaliteti negativ. Depresioni është një problem shumë i përhapur i shëndetit, por lajmi i mirë është se trajtohet tërësisht dhe mund të tejkalohet.   Mos shmangni një takim  me specialistin për t’ju orientuar dhe këshilluar, në mënyrë që të mund ta shijoni jetën të plotë.

Kujdes me kaloritë që pini

Zakonisht njerëzit numërojnë kaloritë e ushqimeve dhe jo të pijeve, por duhet të keni kujdes me ato çfarë zgjidhni të pini kur jeni të etur. Shumë prej konsumatorëve marrin 1/5 e kalorive të tyre ditore vetëm prej pijeve. Të zgjedhësh pijet e duhura të ndihmon metabolizmin, kontrollon oreksin dhe gjithashtu ndihmon që  të merrni më pak kalori.

 

Komunikimi ndërkulturor
Peshkimi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>