Të  shkosh në shtrat është sfidë për shumë të rritur, por kur fëmijët e kanë të vështirë të flenë asnjë në shtëpi nuk është i lumtur. Të gjithë e dimë se kur nuk flihet gjumë mjaftueshëm shkaktohet  stres, kjo ndikon njësoj edhe tek fëmijët.  Rreth 30 % e fëmijëve vuajnë nga pagjumësia, ndërsa 40% e tyre nuk arrijnë të flenë aq sa duhet. Efektet e lodhjes që vijnë si pasojë e mungesës së  gjumit, mund të ndikojë performancën e tyre në shkollë, të krijojë probleme në humorin dhe në sjelljen e tyre, e të shkaktojë probleme në marrëdhëniet që ata krijojnë më njerëzit e tjerë.  Shenjat me anë të cilave mund të dallosh që fëmija yt ka probleme me gjumin janë:

Përgjumja gjatë ditës, lodhja gjatë gjithë kohës, apo  shqetësime të  vazhdueshme  dhe përjetimi i maktheve në gjumë.  Të gjithë fëmijët kanë probleme me të shkuarit në shtrat, sepse nuk janë mësuar me një rutinë, mund të kenë ngrënë më shumë seç duhet, apo  janë shumë të lodhur. Megjithatë nëse kjo gjendje vazhdon, duhet që t’i vizitosh te pediatri.   Ndërkohë do të ndajmë me ty disa mënyra se si mund t’i bësh fëmijët të flenë gjumë.  \

1.Vendos një orar fiks

Vendos një orar se kur fëmija yt duhet të shkojë në shtrat dhe mbi këtë nuk ka negociata. Kjo do të thotë që të mos lejosh që të ngrihen nga shtrati se duan të marrin ujë, ushqim apo të të kërkojnë që t’u lexosh një histori. Duhet që të jesh i vendosur.  Është mirë që orari të vendoset në mënyrë të personalizuar, pasi jo të gjithë fëmijët janë njësoj. T’u vendosësh orar, i ndihmon ata që të krijojnë një ritëm të shëndetshëm.

2.Mos i lër të flenë më shumë se ç’duhet.

Fëmijët  që shkojnë në shkollë kanë nevojë për 12 orë gjumë. Por nëse i lejon që të flenë më shumë gjatë fundjavës, kjo mund të prishë ritmin e tyre, pasi shkëput balancën midis gjumit dhe orës biologjike të trupit.  Edhe nëse do që ata të flenë pak më shumë,  sigurohu që kjo mos të tejkalojë  shumë orarin e tyre normal. Sigurohu që do të ngrihen në mënyrë që të flenë sërish në kohën e  duhur në darkë.

3.Redukto stresin

Nëse është në stres,  kjo mund ta bëjë fëmijën tuaj që të jetë i turbulluar. Mbaje atmosferë e shtëpisë së qetë përpara se të jetë koha për të fjetur, ul dritat, fik televizorin  dhe shkëput pajisjet elektrike. Fëmijët kanë nevojë që të ulin aktivitetin e trurit të tyre. Kjo mund të bëhet nëse teksa ju i përgatisni ata për të nesërmen,  i inkurajoni që ata të flasin nëse ka diçka që i shqetëson.  Ky bashkëbisedim mund t’i bëjë ata që të ndihen më të sigurt, pasi kanë çliruar stresin që mund të kenë grumbulluar gjatë ditës. 40 minuta përpara se të flenë  sigurohu që ata nuk po konsumojnë  ushqime që përmbajnë sheqer. Në vend të kësaj mund t’i japësh një gotë qumësht për t’u qetësuar.

4.Krijo një ambient që ofron çlodhje.

Në dhomën e gjumit, krijo një ambient që të fton, që është i ngrohtë dhe që të ofron ndjesinë e pushimit. Nëse ka shumë errësirë, mund ta lesh pak derën hapur ose të përdorësh një dritë të vogël nate. Nëse nuk flenë dot pa ty duhet të fillosh që ta shkëpusësh këtë zakon, me kohën do të mësohen pa problem. Shumë prindër të rinj e kanë sfidë gjumin e fëmijëve. E megjithatë mbaj mend, se nëse fëmija është ushqyer siç duhet, është rehatuar në veshjet e duhura, e është i sigurt në dhomën e tij, mund ta lesh pa problem vetëm në dhomë.

5.Ndihmoje që të rregullojë temperaturën e trupit, duke mos e vendosur shumë lartë, apo shumë poshtë ajrin e kondicionuar. Arsyeja është se niveli i melatoninës që çlirohet rregullon temperaturën e trupit për të na ndihmuar që të flemë më mirë. Nëse ky proces nuk bëhet siç duhet trupi mund të ndjejë shqetësime, ndaj mundohu që të ruash temperaturën e dhomës në 20-21 gradë.

Nuk ka dyshim që kërkon përkushtim dhe qëndrueshmëri për të ndihmuar fëmijët që të flenë në mënyrën e duhur. Mbaj mend se nuk je vetëm. Janë shumë prindër që njësoj si ty po sfidohen me këtë çështje. Vazhdo të përdorësh këto ndryshime dhe ç’është më e rëndësishmja ji i duruar me veten dhe me këtë proces.

Si të kursejmë para kur blejmë ushqime?
Fruta të kuqe

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>