Të kesh një qen është si të kesh një mik të ngushtë dhe si një terapi. Por kur vendos të sjellësh një të tillë në shtëpi duhet të vlerësosh situatën nëse mund ta përballosh një kafshë shtëpiake bashkë me përgjegjësitë si janë faturat e veterinerit. Nëse i plotëson këto atëherë lexo hapat përgatitor që ndajmë me poshtë,  përpara se të sjellësh një qen në shtëpi.

 

 

  1. Përgatit shtëpinë

Përgatite shtëpinë përpara se të sjellësh qenin duke larguar orenditë të cilat ata mund t’i kafshojnë dhe përtypin apo solucione me të cilat mund të helmohen. Gjithashtu sigurohu që të kesh mjaftueshëm solucione për pastrimin e njollave të ndryshme dhe peshqirë. Ki parasysh të mbash syzet e diellit, gjërat me vlerë dhe gjëra të tjera të rëndësishme larg vendeve që qeni mund t’i arrij.

  1. Bëji qenit një xhiro nëpër shtëpi

Lejoje qenin që të shëtisë nëpër të gjithë shtëpinë dhe t’i nuhasë gjërat duke e mbajtur me një zinxhir. Më pas, kur t’i kesh hequr zinxhirin siguroji hapësirë, rehati sepse përndryshe qentë bëhen nervozë.

  1. Bëj një shëtitje me qenin

Cesar Millan, një trajnues qensh, rekomandon që të bësh një shëtitje me qenin tënd për ta qetësuar atë dhe kjo për dy qëllime. Do e ndihmojë qenin tuaj të çlirojë energjitë, të qetësohet, dhe të ambientohet me aromat, ambientet dhe zhurmat e reja. Tregoji qenit tënd ku është tasi i ushqimit dhe i ujit. Nëse vazhdojnë t’iu ngacmojnë, përkëdhelini në mënyrë që të kuptojnë se janë të sigurt.

  1. Bëj një marrëveshje me qenin tënd

Leri takimet jashtë kohës që kalon zakonisht me qenin, të paktën ditët e para që e keni marrë. Nuk do të doje ta lije vetëm derisa të ambientohet.

  1. Qëndro i qetë

Millan, trajnuesi i qenve që përmendëm edhe në pikat më sipër, ka shkruar se duhet të qëndrojmë të qetë pavarësisht se mund të ndjehemi shumë të ekzaltuar për marrjen e një qeni në shtëpi. Është tunduese ta mirëpresësh pjesëtarin e ri të familjes me gëzim të madh, por ky nuk është rasti për ta bërë. Pranoje qenin në hapësirën tënde, por jepi vetëm një minimum të vëmendjes dhe afeksionit tënd.

Qëndro pozitiv
Zotimet e një çifti të shëndetshëm.

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>