Ja ku janë pesë çelësa se si të thyejmë skllavërinë nga mëkati në jetën tonë.

Agjërimi

Një mik përgjegjës

Mik lutje

I qëndrueshëm në Fjalë…

Agjërimi

Profeti Isaia, duke shkruar për agjërimin e duhur dhe duke e krahasuar me arsyet e gabuara për agjërim (Isaia 58:3-5), shkroi, “Agjërimi që më pëlqen a nuk është vallë ky: të thyesh zinxhirët e ligësisë, të zgjidhësh verigat e zgjedhës, t’i lësh të lirë të shtypurit, të dërmosh çdo zgjedhë?” (Isaia 58:6). Kur besimtarët e Testamentit të Vjetër u përballën me mëkatin, shpesh agjëruan ose “u pikëlluan”, që është e njëjta gjë, kështu që agjërimi mund të na ndihmojë të mposhtim mëkate të caktuara që na shqetësojnë dhe i tregon Perëndisë që jemi seriozë në tentativën për t’i mposhtur mëkatet.

Një mik përgjegjës

Unë besoj se një mik përgjegjës është një mënyrë e jashtëzakonshme për ta mposhtur një mëkat. Nëse ke një mik përgjegjës, mund të të telefonojnë një herë në disa ditë për të të pyetur se si ia dole atë javë ose në ditët që kaluan. Duke e ditur që të duhet të telefonosh mikun tënd përgjegjës dh t’i tregosh që re sërish në mëkat (çfarëdo mëkati që të jetë) kjo duhet të të bëj të luftosh për të jetuar një jetë të shenjtë sepse nëse ke rënë sërish, atëherë ose do t’i tregosh mikut tënd përgjegjës për atë gjë ose do ta gënjesh. Në të dyja rastet, ndërgjegjja jote trazohet, gjë që duhet të të bëj të shmangësh çfarëdolloj mëkati që po përpiqesh të mundësh.

Mik lutje

Ne kemi nevojë për njëri tjetrin dhe na kanë urdhëruar të lutemi për njëri – tjetrin. Lutja është shumë e rëndësishme nëse ti apo dikush tjetër që njeh po përpiqet të thyejë skllavërinë nga një mëkat në jetën tënde apo të tij. Ne kemi nevojë për lutjet e besimtarëve dhe duhet të jemi vazhdimisht në lutje për njëri – tjetrin, jo vetëm miku yt që po përpiqet të mundë një mëkat por e gjithë bashkësia e kishës. A nuk do doje ti që një mik të lutej për ty kur të jesh duke u përpjekur të mundësh një mëkat?

I qëndrueshëm në Fjalë

Unë them që Bibla të mban larg mëkatit, por edhe mëkati të mban larg Biblës. Nëse po jeton në mëkat, Bibla është gjëja e fundit që do doje të lexoje sepse ajo do të të bindë; por kjo është ajo për të cilën ke nevojë. Jezusi tha, “Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.” (Gjoni 15:4). Nuk mund të bëjmë asgjë pa ndihmën e Krishtit; dhe meqë mësimet e Jezusit janë në Bibël, ne duhet të qëndrojmë në Bibël.

Dorëzoju Perëndisë

Kjo duket e lehtë por nuk është. Jakobi shkroi, “Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!” (Jakobi 4:7). Gjëja e parë është t’i dorëzohemi Perëndisë, që do të thotë t’i dorëzohemi Fjalës së Tij, Biblës. Nëse e bën këtë dhe i reziston të ligut e tundimeve të tij, atëherë ai do të largohet prej teje. Dorëzim do të thotë të përulemi. “Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve.” (Jakobi 4:6).

Përfundimi

Nëse ti apo dikush që njeh po përpiqet të mundë mëkatin, përse të mos provosh të agjërosh për një farë kohe. Gjej një mik përgjegjës për të dhënë llogari dhe që lutet për ty që të kesh fuqi për të mundur mëkatin apo mëkatet në jetën tënde. Qëndro në fjalë dhe Fjala do të qëndrojë në ty, dhe dorëzoju Perëndisë e Fjalës së Tij. Kjo do të të ndihmojë të thyesh skllavërinë nga mëkati në jetën tënde.

Zoti të bekoftë shumë,

Pastor Jack Wellman

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit
Fakte interesante biblike

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X