Dejv  dhe Xhois e kanë parë Zotin që të përdorë shërbesën e tyre për të sjellë ndihmë dhe  për të shëruar me miliona njerëz, duke  përfshirë këtu edhe misione që ata kanë ndërmarrë  aty ku njerëzit kanë nevojë, misione  që janë zgjeruar në të gjithë  globin.  Për një moment ata  ndalojnë për të rikujtuar  momentet kyçe të kësaj shërbese,  që i shohim në vazhdimin e kësaj interviste.

Kur nise që të mbash takime për çdo javë me gratë në kishë?

Joyce :  Në fund të këtyre pesë viteve, unë ndjeva se Zoti  po më drejtonte që ta ndaloja këtë studim bible. Po mendoja “ Është koha që të promovohem; diçka shumë e madhe do të ndodhi tani.” Por për një vit të tërë, asgjë nuk ndodhi.  Dhe ky ka qenë një vit me të vërtetë shumë konfuz për mua.  Tani, teksa shoh pas kuptoj se Zoti më  ka mësuar rëndësinë e të qenit vetvetja.

Duke qenë se  nuk ndihesha e sigurt, mua nuk më pëlqente se kush isha dhe vazhdimisht përpiqesha që të isha dikush tjetër, pavarësisht nëse ky njeri ishte  gruaja e pastorit tim, apo fqinja ime e cila ishte shtëpiake.  Përgjatë këtij viti , unë u përpoqa që të kisha një kopsht dhe të qepja rrobat e familjes sime… Zoti nuk më kishte thirrur për asnjë nga këto gjëra.

Dave: Ajo më qepi një palë pantallona të shkurtra dhe ishte një tmerr.

Joyce:  ( qesh) E mbaj mend,  kanë qenë në ngjyrë gri të kombinuara me kordonë në ngjyrë gri të errët.

Dave: Pantallonat kishin xhepa, që ishin më të gjatë se vetë pantallonat.  Unë i  preva xhepat, por duhet të kisha mbajtur pantallonat. Unë i dogja ato!

Joyce: Në vitin 1980, ne nisëm që të shkonim në një kishë që sapo ishte krijuar  dhe quhej Life Christian Center.   Ata më pyetën nëse unë doja që të nisja një studim bible për gratë. Ata   bënë ca njoftime  për këtë  dhe  ishte një mrekulli nga Zoti:  Atë  mëngjes të ditës së Mërkurë  erdhën 115 vetë! Pas pak kohe, ata më kërkuan që të bëhesha pjesë e stafit dhe studimi i Biblës u rrit dhe rreth 500 veta vinin për çdo javë.

A ishte ky momenti kur ju nisët që të transmetoni në radio?

Joyce : Pastori im dëgjohej në radio dhe  aty ku punonte ishte një hapësirë kohore bosh, kështu që ai më pyeti mua nëse dëshiroja që ta bëja këtë gjë.  Unë nisa të punoj në WCBW në St.Louis, ku realizoja  një program prej 15 minutash, që transmetohej një herë në javë.

Pas pesë vitesh, në vitin 1985  ne e dinim se ishte koha  për t’u larguar nga kisha Life Christian.

Zoti na kishte drejtuar që ta çonim këtë shërbesë në veri, në jug, në lindje dhe në perëndim.  Kështu që  nisëm që të  bënim takime në  Veri të St. Louis, Jug St. Louis, Lindje St. Louis dhe Perëndim St. Louis.

Në këtë pikë ne po e drejtonim shërbesën jashtë shtëpisë sonë  dhe kishim  pesë ose gjashtë njerëz që punonin për ne.  Njëri prej tyre merrej vetëm me e-mailin dhe dikush tjetër me prodhimin e  kasetave.  Kishim telefona nëpër të gjithë shtëpinë.  Kishim madje edhe një djalë që  e realizonte këtë program  për radio, nga dollapi i dhomës së gjumit të djalit tonë. Ndërkohë që unë po rrisja edhe fëmijët e mi- kisha një bebe dhe fëmijë adoleshentë.

Dave:  Kur kthehesha në shtëpi Xhois më thoshte “ Është gjithë kjo ngarkesë, unë nuk ja dal dot më.” 6 muaj më vonë unë dhashë dorëheqjen nga puna ime dhe u përkushtova me kohë të plotë në shërbesë.  Unë rregulloja të gjitha çështjet lidhur me organizimin e konferencave, bëja pagesën e punonjësve dhe blija të gjithë kohën e mundshme në radio.

Në fillim ishte shumë e vështirë sepse thuajse asnjë nuk  e njihte  Xhoisin. Por u përhap fjala se ajo ishte e zonja në atë që bënte dhe kështu u bë më e lehtë për ne.  Në vitet që pasuan, ne arritëm të transmetojmë në 150 stacione.

Kur e morët  vendimin që të dilnit në televizion?

Dave:  Ishte diçka  krejtësisht e papritur.  Një ditë unë po bëhesha gati që të shkoja në zyrë dhe papritur Zoti më hapi zemrën për të ndjerë  dhembjen e botës.  Isha  duke ngashëryer  dhe Zoti më tha “ Unë ju kam përgatitur gjatë gjithë kësaj kohe për të dalë në televizion.”

Isha duke menduar : Nuk ka asnjë mënyrë që ne të mund të transmetojmë në televizion, kjo kushton kaq shumë. Pastaj në një  lloj vizioni pashë një  dorë mbi një rubinet  dhe Zoti më tha “ Nëse e mbyll këtë, ju nuk mund të bëni as atë që po bëni tani. Por nëse e hap,  ju mund të bëni gjithçka  që unë do ju kërkoj.”

Unë e ndava atë që përjetova me Xhoisin dhe ne vendosëm që  ta bënim këtë.  Programi i parë ishte kaq primitiv, sa që  Xhois kishte për backstage një  perde dushi.  Por ky ishte fillimi i shërbesës në televizion,ndërsa tani kjo gjë është shndërruar në diçka që ishte tërësisht jashtë pritshmërisë sonë.

 Vazhdon…

Nga radio në mision, 40 vjet shërbesë e Shijoje Jetën me Joyce Meyer
Dave dhe Joyce festojnë 40 vjetorin e shërbesës së tyre.

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>