Ëndërro

Sipas një artikulli të publikuar  në revistën  Perspektivë mbi Shkencat Psikologjike në vitin 2012, ëndrrat me sy hapur mund të të ndihmojnë të përmirësosh memorien, imagjinatën dhe aftësinë për të menaxhuar emocionet e tua.  Nëse dëshiron të ndihesh më pak i zënë, fik çfarëdolloj mjeti teknologjik  që mund të të sjellë shpërqendrim. Lejo trurin tënd të kalojë në një gjendje pushimi. Kjo do t’i japë një tjetër thellësi mendimit tënd, e do ta bëjë atë më krijues.

Bëhu kreativ

Krijo. Nuk ka rëndësi nëse kjo të thotë të ngjyrosësh, të shkarravisësh, të luash me argjilë apo plastelinë.  Krijimtaria ul shumë prodhimin e hormoneve që janë përgjegjëse për shkaktimin e stresit. Nuk është e rëndësishme që t’i realizosh punimet  në mënyrë të shkëlqyer. Një studim i publikuar në gazetën Art Therapy, ka treguar se të bërit art, prodhonte ndryshime pozitive tek njerëzit, pavarësisht nivelit të aftësive që kishin.

Dëgjo muzikë

Nëse ndihesh i mbingarkuar, vendos kufjet dhe ngrije volumin e muzikës. Shumë studime kanë treguar se të dëgjosh muzikë përpara situatave që mund të jenë stresuese, ndikon pozitivisht në sistemin nervor të trupit tonë. Për të marrë sa më shumë përfitim prej muzikës, përpiqu që të kesh një listë muzikore me tinguj qetësues. Një shembull mund të jetë të dëgjosh valët e ujit, apo të dëgjosh muzikën klasike.

 Luaj

Në kulturën tonë, e cila është e bazuar kaq shumë mbi punën, loja duket se është nënvlerësuar. Ajo shihet si një humbje kohe, por në fakt na bën më të hapur ndaj eksperiencave të reja dhe kreativitetit. Puno, duaj më shumë dhe luaj kur duket se asnjëherë nuk e gjen kohën e duhur për t’i bërë të gjitha këto. Bëj diçka që të pëlqen. Mund të shkosh për një lojë basketbolli, apo volejbolli diku pranë shtëpisë, së bashku  me miqtë apo me familjarët e tu. Mjafton që të jetë një aktivitet argëtues.

Vetmia në ditë festash
Për çfarë nuk duhet të shqetësohesh?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>