Duket se janë 4  gëzime thelbësore të Krishtlindjes, 4 aspekte të kësaj feste, që do i bëjnë ato të qëndrojnë në mendjen tonë prej fëmijërisë e në vazhdimësi. Kjo festë e dallon veten, nga festimet e tjera që  njerëzit organizojnë.

Së pari është gëzimi i të qenit në shtëpi.

Në një këngë moderne gjendet një varg që të përcjell emocion. Aty thuhet “ janë disa momente/ kur familja jote merr kuptimin e plotë,”  Nuk mund të përshkruhet më mirë, familja bëhet vendi më i gëzueshëm dhe merr kuptim tërësisht gjatë Krishtlindjes, kur të gjithë mblidhen dhe shijojnë praninë e njëri-tjetrit.

Diçka që mund të  ngelet në kujtimet tuaja dhe të fëmijëve tuaj, është muzika që mund të vendosni në sfond, teksa kaloni kohë së bashku.  Mund të këndoni të gjithë së bashku këngën  “ O natë e qetë”, ndërkohë  qëndroni pranë pemës dhe shihni degët e saj të zbukuruara me topa shumë ngjyrësh e drita shkëlqyese, që na kujtojnë se drita e Jezusit erdhi për të na çliruar nga errësira.  Do të kujtoni aromën, ngjyrat dhe paqen e thellë që të jep harmonia në familje.

Kur të gjithë janë bashkë dhe janë të lumtur, kur shkëlqimi i Krishtlindjes na rrethon, ne e shohim më mirë se sa e bukur është jeta.  Thjesht duket se gjithçka merr kuptim.

Gëzimi i dytë është dhënia e dhuratave

Nuk ka ndjesi më të mirë se të gjesh dhuratën e duhur për dikë. Të dish se ata janë të lumtur dhe se ti ke ndikuar për t’i bërë ata të lumtur.

Psikologët thonë se përgjatë jetës, mënyra më e mirë për të bërë dikë të lumtur është që të bësh diçka për të. Jezusi tha të njëjtën gjë: “ Kushdo që dëshiron që të shpëtojë jetën e tij do ta humbasë atë, por kushdo që e humbet jetën e tij për hirin Tim, do ta gjejë atë.”

Ti  do të  gjesh gëzim, kur të japësh nga koha jote, nga paratë e tua, apo gjëra të tjera që mund të kesh në zotërim. Të dhënit nuk do të na pakësojë, përkundrazi do të na përmbushë.

Gëzimi i tretë i Krishtlindjes është jeta e Krishtit

Fëmijët dëshirojnë shumë të shohin skenën e lindjes së Jezusit. Gjithçka në lidhje me të duket shumë romantike dhe e fuqishme: Varfëria dhe madhështia e kësaj skene, jep kontrastin midis kafshëve që gjendeshin aty dhe engjëjve, barinjve dhe dijetarëve, grazhdit dhe Birit të Perëndisë. Historitë për Krishtin në Bibël ngelen gjithmonë të reja dhe të fuqishme, e duket se atyre asnjëherë nuk u humbet vlera.  Njerëzit vazhdojnë t’i ndjekin me vëmendje.

Tek historitë në Dhjatën e Re për Jezusin, do të gjejmë elementë si: romancë, lavdi, nder, besnikëri, dhe mënyrën e vërtetë se si duhen jetuar  të gjitha marrëdhëniet që janë  në tokë.

 Gëzimi i katërt i Krishtlindjes: të marrësh dhurata

Një ndër simbolet më të këndshme, sidomos për fëmijët gjatë Krishtlindjes janë dhuratat që vendosen poshtë pemës. Egoizmi dhe komercalizmi i Krishtlindjes është diçka vërtetë jo e bukur.  Por ngelet ndjesi e mrekullueshme kur shkon dhe gjen poshtë pemës dhuratat, që presin të hapen mëngjesin e Krishtlindjes. Nuk është e thënë t’u blini fëmijëve gjëra shumë të shtrenjta, apo t’u plotësoni teka shumë të kushtueshme. Çdo dhuratë është shumë emocionuese për ta.  Le ta shohim çdo ditë, njësoj si mëngjesin e ditës së Krishtlindjes. Çdo  ditë Zoti ka derdhur plot dhurata e bekime dhe duket se ato vazhdojnë të vijnë gjithmonë tek ne.

Më së fundi,  mëngjesi i Krishtlindjes na kujton Lajmin e Mirë të Ungjillit: Jezus Krishti ndërtoi për ne një shtëpi, e mbushi atë me gjëra të mira dhe na ftoi ne që të ndanim këto gjëra bashkë me të.

Si duhet ta mendojmë Krishtlindjen?
Stresi i pushimeve

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>