Është krejt e zakonshme që të lexoni histori dhe artikuj të shkruar për stresin. Shumë njerëz do të binin dakort se stresi është thjesht një pjesë normale e jetës.  Edhe pse është kaq i zakonshëm dhe është bërë pjesë  e ditës, ekzistojnë disa rrugë që të ndihesh më mirë. Patjetër që ka disa mënyra se si mund të qetësoheni kur jeni shumë në stres. Është shumë qetësuese  nëse vendosni që të ecni, të pini çaj, të bëni masazh dhe të përdorni produktet e aroma terapisë.  E megjithatë këto  kanë efekte të shkurtra dhe reduktojnë stresin vetëm  në atë moment.Në vend të kësaj po japim disa mënyra që mund të të adresojnë tek gjërat që e shkaktojnë stresin,  në mënyrë që t’i shmangni sa herë që ato vijnë.

1. Kufijtë

Një nga mënyrat për t’u përballur me stresin është të zhvilloni aftësinë jetike  për të vendosur kufijtë .  Mbi 20 vjet më parë, Dr. Cloud dhe Townsend  bënë revolucion  për jetët tona duke na dhënë lejen për të thënë “jo” . Në librin e tyre   Kufijtë, kapitulli i parë është titulluar  “ Një ditë në një jetë  në të cilën nuk ka kufij” ata tregojnë  në mënyrë narrative,  sesi një njeri mund ta kalojë të gjithë ditën duke thënë po për  gjithçka, sesi ai përfshihet në aktivitete të panumërta për gjatë gjithë ditës,  e  në fund të ditës ndihet i lodhur dhe jo produktiv.  A nuk ndihesh ndonjëherë pikërisht kështu?  Ndonjëherë ndihesh se nuk ke kontroll dhe se jeta jote nuk të përket.  Ti je duke reaguar ndaj asaj që po të ndodh, në vend që të kesh përgjigjen tënde ndaj gjërave, apo të krijosh atë që do.  Kjo është një ndjesi e cila të ul fuqitë.  Zgjidhja që të  mos të sfidohesh më nga kjo ndjesi mbytëse është të thuash  jo kur është e nevojshme për ta bërë këtë. E megjithatë  ka shumë njerëz që ende e kanë shumë sfidë të thonë jo.

Njerëzit ndihen sikur kjo është diçka e keqe apo egoiste dhe u duket sikur kështu fokusohen vetëm tek nevojat e tyre.  Ata nuk duan që të lëndojnë apo të mërzisin të tjerët. Madje ata besojnë se duhet të bëjnë  gjithçka që kërkohet prej tyre.

Këto janë të gjitha mite dhe i pengojnë njerëzit që të vendosin limitet e tyre . Kufijtë na mësojnë se nuk është thjeshtë e nevojshme që të themi jo, kjo është diçka jetike.  Ne kemi vetëm një sasi të caktuar kohe, parash dhe energjie dhe është e nevojshme që  ne ti organizojmë siç duhet këto burime. Nëse nuk e bëjmë këtë duhet të kuptojmë, se pasojat e një jete që nuk njeh kufizimet janë stresi, inati dhe se këto  na shterojnë energjitë. Për të shmangur të tilla  ndjesi, shihni më mirë se ku mund të vendosni limite në lidhje me  veten tuaj dhe me ata që ju rrethojnë.

2. Kontrolli

Një tjetër zonë që kontribuon në rritjen e stresit është  mungesa e kontrollit mbi një situatë të caktuar.  Kur një individ  ka thjesht një fokus të jashtëm të kontrollit mbi diçka, apo kur ata janë pasivë dhe reagojnë ndaj asaj çfarë po ndodh.  Duket se gjithçka u ndodh  vetëm atyre dhe ata vetëm reagojnë duke  u ankuar. Gjithmonë është faji i dikujt tjetër dhe ata besojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për situatën e tyre.   Në anën tjetër  një fokus  i brendshëm  i kontrollit është marrja e plotë e përgjegjësisë.  Është rasti kur bën  gjithçka, që prej kontrollit se si do të jetë moti e deri tek sjellja e djalit tuaj të rritur, duket se e keni nën përgjegjësi. Ndoshta kjo mund të tingëlloj si ekzagjerim por ndihmon për të kuptuar thelbin.  Por asnjë nga të dy variantet nuk ndihmojnë. Pra duhet të ketë një balancë midis mos të marrit aspak përgjegjësi përsipër dhe të marrit shumë përgjegjësi.  Të marrësh përgjegjësi dhe të respektosh detyrat e tua të ndihmon të menaxhosh më mirë gjërat që duhen bërë.  Nga  ana tjetër siç përmendëm më lartë, bëj kujdes me sasinë e detyrave që merr përsipër pasi kjo mund të bëhet shumë e lodhshme dhe e pabërballueshme.

Kur ndihesh se nuk ke asgjë në kontroll, ndihesh depresiv, sikur ke ngecur diku dhe nuk ke aspak shpresë për situatën ku gjendesh.  Kur ndihesh se ke gjithçka  ti në kontroll, jo vetëm që do të stresohesh gjatë gjithë kohës por do të zhvillosh shumë edhe ndjesinë e ankthit.  Nuk është e nevojshme që të luftosh beteja që nuk të përkasin. Përgjigja e shëndetshme e kësaj është që të marrësh kohë për të vlerësuar se çfarë është me të vërtetë në dorën tënde dhe çfarë jo.  Nëse mund ta kontrollosh diçka, bëje atë. Nëse nuk mundesh më, gjej një mënyrë për ta lënë këtë gjë.

3.Perceptimi

Përbërësi i tretë që ndihmon krijimin e stresit është perceptimi.  A keni vënë re se sa të ndryshme janë reagimet e njerëzve mbi ngjarje të ndryshme?   Dikush vetëm mund të jetë pak i ftohur dhe i duket sikur po i bie qielli mbi kokë.  Dikush tjetër që ka një sëmundje më serioze është shumë  i qetë.  Ky është një tregues që stresi nuk është e njëjta përvojë për të gjithë.  Por është subjektiv.  Madje mund ta keni vënë re edhe në jetën tuaj që mund të keni reaguar ndryshe për të njëjtën situatë që ka ndodhur në periudha të ndryshme të jetës.

Kur vjen puna tek perceptimi,  duhet që të jesh i vetëdijshëm për të përpara se të kërkosh ta ndryshosh,  Merr kohë për të ndryshuar zakonet që ke në lidhje me të menduarin. A ke shpesh tendencën për të ekzagjeruar dhe për t’u alarmuar?  A i sheh vazhdimisht gjërat bardh e zi?

Të menduarit negativisht vetëm e rrit stresin.  Nëse do që të largosh stresin, largo të menduarit negativisht.   Mundohu të neutralizosh  disa nga interpretimet negative që mund të kesh mbi jetën tënde dhe shih se si kjo do të ndihmojë jetën tënde emocionale.

Vetmia
Përse të rriturit duhet të ngjyrosin?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>