Vetëm atehërë  kur gjysma e popullsisë sonë që përfaqësohet nga gratë dhe vajzat të  mund të jetojë e çliruar nga frika, dhuna dhe pasiguria që i shoqëron çdo ditë, do të mund të themi se jetojmë në një botë të drejtë dhe që ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Sekretari i Përgjithshëm  i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Përse duhet të eliminojmë dhunën kundër grave?

Dhuna kundër grave dhe vajzave është një format më të përhapura, më të qëndrueshme dhe më shqetësuese  të dhunimit të të drejtave të njeriut në të gjithë botën. Shumë raste dhunimi ngelen të pa raportuara për shkak të mosndëshkimit, të heshtjes, stigmës dhe turpit që shoqëron këtë problem. Në terma të përgjithshëm, dhuna që manifestohet mund të jetë  e formës fizike, seksuale dhe psikologjike:

Dhuna nga partneri intim (dhunimi, abuzimi psikologjik, përdhunimi martesor, vrasja e grave.) Dhuna seksuale dhe ngacmimet (përdhunimi, aktet seksuale të detyruara, ngacmimet seksuale të padëshiruara , abuzimi seksual i fëmijëve, martesa e detyruar, ngacmimet në rrugë, kërcënimet online).Trafikimi i qenieve njerëzore (skllavëria, shfrytëzimi seksual).Gjymtimi gjenital femëror. Martesa e fëmijëve.

Për të sqaruar më tej, Deklarata mbi Eliminimin e Dhunës kundër Grave të nxjerrë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993, përcakton dhunën kundër grave si “çdo akt dhune me bazë gjinore që rezulton ose ka të ngjarë të rezultojë në atë fizike, seksuale ose dëmtime psikologjike ose vuajtje të grave, duke përfshirë kërcënimet për akte të tilla, shtrëngimin ose heqjen arbitrare të lirisë, qoftë në jetën publike apo në jetën private “. Pasojat negative të shëndetit psikologjik, seksual dhe riprodhues që shkaktohen si pasojë e dhunimit, ndikojnë gratë në të gjitha fazat e jetës së tyre. Për shembull,vajzat e dhunuara në moshë të vogël ,paraqesin probleme me nxënien në  shkollë që  në faza të hershme të shkollimit. Kjo kufizon mundësinë që ato të vazhdojnë të arsimohen dhe përkthehet në hapësira të kufizuara për gratë në tregun e punës.  Dhuna me bazë gjinore mund të ndodhë me këdo, kudo, por disa gra dhe vajza janë veçanërisht të prekura, për shembull vajzat e reja dhe gratë e moshuara, emigrantet dhe refugjatet, gratë indigjene dhe pakicat etnike , ose gra dhe vajza që janë të prekura nga HIV ose kanë  paaftësi të ndryshme, dhe ato që jetojnë përmes krizave humanitare. Dhuna ndaj grave vazhdon të jetë pengesë për arritjen e barazisë, zhvillimit, paqes, si dhe përmbushjes së të drejtave të grave dhe vajzave. Në tërësi, premtimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), për të mos lënë askënd prapa, nuk mund të përmbushet pa i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Të dhëna alarmante:• 1 në 3 gra dhe vajza përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre, më së shpeshti nga një partner intim.• Vetëm 52% e grave të martuara ose në një lidhje, marrin vendimet e tyre lirshëm në lidhje me marrëdhëniet seksuale, përdorimin e kontraceptivëve dhe kujdesin shëndetësor• Në mbarë botën, pothuajse 750 milion gra dhe vajza janë martuar para ditëlindjes së tyre të 18-të; ndërsa 200 milionë gra dhe vajza kanë pësuar një gjymtim gjenital femëror (FGM).• 1 në 2 gra të vrara në mbarë botën u vranë nga partnerët ose familja e tyre në vitin 2012; ndërsa vetëm 1 nga 20 burra u vranë në rrethana të ngjashme.• 71% e të gjitha viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në mbarë botën janë gra dhe vajza, dhe 3 nga 4 prej këtyre grave dhe vajzave shfrytëzohen seksualisht.• Dhuna ndaj grave është një shkak serioz i vdekjes dhe paaftësisë riprodhuese, ajo shkakton dëme më të mëdha sesa aksidentet në trafik dhe malaria të kombinuara së bashku.

I gjithë globi reagon: Bëje botën portokalli Data 25 e çdo muaji është caktuar si Dita e Portokalltë nga Fushata e OKB-së për gratë, Thuaj Jo. Kjo fushatë filloi në vitin 2009 për të mobilizuar shoqërinë civile, aktivistët, qeveritë dhe sistemin e OKB-së, në mënyrë që të përforcojë ndikimin për  eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Pjesëmarrësit në mbarë botën inkurajohen të mbajnë një veshje ku ka ngjyrë portokalli, për tu solidarizuar me kauzën. Ngjyra simbolizon një të ardhme më të bukur dhe një botë të lirë nga dhuna ndaj grave dhe vajzave. Tema e vitit  2018 është : “Bëje botën portokalli. Më dëgjo edhe mua.” Data 25 Nëntor ka shënuar fillimin e 16 ditëvë të aktivizmit që do të përfundojë më 10 dhjetor 2018,  që shënon Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.Një mori ngjarjesh publike janë duke u organizuar, e ndër të tjera , ndërtesat portuale dhe monumentet do të “bëhen portokalli” për të kujtuar nevojën për një të ardhme pa dhunë.

Këpucët e Krishtlindjes
Muzika shëron mendjen

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X