Disa prej nesh nuk lënë gur pa kthyer për t’u siguruar se po bëjmë një jetë të shëndetshme. Por, ndonjëherë, përgjatë rrugës padashur mund të ndërrojmë drejtim në udhëtimin tonë drejt mirëqenies sepse lexojmë shumë blogje dhe libra rreth fitnessit. Kjo ndodh kur kemi nevojë për një artikull të bazuar në kërkime serioze që përmban të vërtetat e fitnessit te cilat ndihmojnë në shndërrimin e  zakoneve të jetës sonë. Është e rëndësishme të mbajmë mend se të implementosh një mënyrë të re jetese është shumë më e lehtë ta thuash se ta bësh. Gjithsesi, në momentin që ky udhëtim fillon, nuk ka më kthim pas. Dalëngadalë dhe gradualisht, do të mësosh dhe çmësosh shumë për  të kuptuar çfarë funksionon dhe çfarë jo. Në këtë artikull do të zbulojmë 10 të vërteta rreth fitnessit që do të të ndihmojnë të rimendosh disa aspekte të mënyrës tënde të jetesës.

  1. Jeta sedentare ju bën që të konsumoni më shumë ushqim

Është e vërtetë që të qëndrosh ulur për një kohë të gjatë mund të ngjallë më shumë dëshirë për ushqim se sa nëse do të ishe duke lëvizur. Shumë ekspert të fitnessit thonë se individët duhet të vendosin alarme për tu çuar nga karrigia dhe të qëndrojnë për pak në këmbë. Për shembull, nëse je duke qëndruar përpara kompjuterit tënd për ca kohë, mendo të ngrihesh herë pas here në këmbë për disa minuta. Gjithashtu, ndërkohë që sheh televizor, ki parasysh të ngrihesh në këmbë përgjatë reklamave.

Është një ide e mirë që të vendosësh alarme për të bërë këtë dhe madje ka mjaft aplikacione që mund të të ndihmojnë.

  1. Është e domosdoshme që të zvogëloni kohën e qëndrimit ulur.

Të qëndrosh ulur për orë të tëra mund të shkaktojë efekte të pakthyeshme në trurin dhe trupin tonë. Sapo ulemi, djegia e kalorive bie me një kalori për minutë. Për më tepër, enzimat që ndihmojnë në tretjen e yndyrave bien me 90%. Për më tepër një kërkim i posaçëm thotë se individët që punojnë ulur kanë mundësi të dyfishta për të pasur sëmundje kardiovaskulare në krahasim me njerëzit që punojnë duke alternuar edhe të qëndruarit në këmbë. Prandaj, sigurohu që të bësh një “shkundje” në mëngjes apo një ecje të shpejtë përpara kohës së drekës në mënyrë që të përmirësosh shëndetin. Për më tepër, kur planifikon rutinën e përditshme, sigurohu që ta ndërpresësh kohën e të qëndruarit ulur dhe të rrisësh kohën e t’u ushtruarit.

  1. Të fjeturit mirë ka rëndësinë më të madhe

Një gjumë i mirë është më i rëndësishmi për mirëqenien e përgjithshme. Mungesa e gjumit më së shumti rezulton në shëndet të dobët, zakonisht rrudhosje e lëkurës. Ndërkohë që flemë, trupi ynë bën mjaft gjëra për ne. Po përmendim disa: muskujt tanë lëshohen, lëkura jonë pushon, po ashtu edhe truri ynë qetësohet. Nëse nuk flemë mirë, asnjë nga këto nuk ndodh, duke rezultuar në shëndet të dobët. Për më tepër, mungesa e gjumit gjithashtu mund të shkaktojë një pamjaftueshmëri të lirimit të hormonit të rritjes njerëzore. Ky është një hormon esencial që ndihmon në rritjen e masës muskulore dhe dendësinë e lëkurës. Një gjumë 8 orarësh është thellësisht domethënës për një shëndet të mirë.

  1. Mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë

Një tjetër fakt interesant është që shmangia e gjumit mund të shkaktojë shtim në peshë. Sipas një studimi gratë që flenë më pak se 7 orë ishin më të prekura nga shtimi në peshës. Të tjera kërkime kanë treguar që edhe privimi nga gjumi i pasdites mund të rrisë prodhimin e hormonit ghrelin që nxit urinë. Në 50 vitet e fundit,  përqindja vjetore e obezëve është rritur. Gjatë kësaj kohe, sasia mesatare e gjumit që çdo i rritur bën gjatë natës ka rënë. Kështu që mund të themi me siguri se humbja e gjumit po kontribuon në epideminë e obezitetit.

  1. T’i japësh makinës pa gjumë është e rrezikshme

Sipas një studimi të fundit, shoferët e përgjumur janë përfshirë në një përqindje në rritje aksidentesh fatale. I njëjti studim gjithashtu zbulon që më shumë se një e treta e shoferëve raportojnë t’i ketë zënë gjumi ndërkohë që i japin makinës. Disa nga shenjat paralajmëruese të pagjumësisë përfshijnë gogësitjen, kapsitjen e shpeshtë të syve, mungesën e rezistencës, vështirësitë me kujtesën dhe daljen e vazhdueshme nga korsia. Pasojat e një shoferi të përgjumur mund të jenë të rrezikshme deri në fatalitet.

  1. Zinku ndihmon në rënien në peshë.

Së pari, është e rëndësishme që të përmendim se zinku është një mineral i mrekullueshëm jetësor që siguron vlera të mëdha ushqyese për trupin dhe trurin tonë. Mungesa e tij mund të çojë në probleme të ndryshme mendore dhe fizike. Sot ne na interesojnë studimet që përshkruajnë një lidhje të fortë mes zinkun dhe humbjes në peshë. Një prej tyre tregon që niveli i ulët i zinkut ka lidhje të forta me uljen e ritmit të metabolizmit. Për më tepër, është vërtetuar se deficenca e zinkut e bën trupin të rezervojë më shumë yndyrë. Nëse do ti shtosh dietës tënde më shumë zink, ai gjendet lehtësisht te drithërat, frutat, perimet dhe arrat.

  1. Vrapi nuk të bën keq për gjunjët

Shumë prej nesh tentojmë të besojmë që vrapi i dobëson gjunjët tanë dhe i bën më të ndjeshëm ndaj lëndimeve. Por është jetësore të dimë që asnjë nga këto që besojmë nuk ka kuptim. Nuk ka asnjë fakt që mbështet këtë sistem besimi. Madje një studim i universitetit Standfort zbuloi se vrapuesit e vjetër kishin gjunjë jo më pak të shëndetshëm se të  jo-vrapuesve. Në kundërshtim me atë që besojmë zakonishmt, vrapi nuk shkakton artrit apo ndonjë dëmtim direkt në gju. Por, mënyra se si vrapon dhe lloji i këpucëve që vesh janë faktor jetësor në zhvillimin e problemeve me gjunjët. Pra këta janë faktorët ku duhet të tregosh kujdes ndërkohë që vrapi nuk ka vecse benefite pozitive.

  1. Vrapi ngadalëson procesin e plakjes.

Pothuajse çdo aktivitet do ta ulte procesin e  plakjes, thotë një studim i ri. Shkenca ka zbuluar që vrapi ul ritmin e procesit të plakjes duke siguruar një zemër të fortë, rrjedhje më të efektshme të gjakut dhe një pamje të përgjithshme pozitive. Secila prej këtyre i mënjanon pak efektet negative të plakjes.

  1. 1 orë në ditë është më pak se 5% e ditës tënde.

Kjo ju vjen në ndihmë atyre që urrejnë të shkojnë në palestër apo përçmojnë vrapin. Por duke e parë nga ky këndvështrim që tregon se një orë është vetëm 5% e ditës tënde e bën më të lehtë të shkosh në palestër apo për vrap në rutinën tënde.

  1. Regjistrimet në palestra shkojnë dëm

Rreth 70% e regjistrimeve në palestra dështojnë. Më fjalë të tjera, shumica e të rriturve të cilët regjistrohen në palestër nuk shkojnë fare. Përgjithësisht, ne i gjejmë shumë lehtë justifikimet për të mos shkuar në palestër. Ndaj nëse nuk të pëlqen të shkosh në palestër, mos e co dëm një shumë parash për regjistrim. Por sigurohu që të bësh ushtrime në shtëpi. Të ndjekësh një stil jetese të disiplinuar është i rëndësishëm të madhe për jetët tona. Është e këshillueshme që të grumbullosh sa më shumë informacion të mundesh që të shmangësh zgjedhjet e gabuara.

5 mënyra se si ta vendosësh fëmijën tënd në rrugën drejt suksesit
5 këshilla për organizimin e festave në shtëpi.

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>