A mos po e kalon të gjithë jetën tënde në punë? Nëse punon 6 ditë të javës me nga 12 orë në ditë,  je duke jetuar vetëm punën.  Pushimi, mirëqenia, kënaqësia dhe reduktimi i stresit  janë  pjesë thelbësore e rutinës së produktivitetit.Le të shohim disa mënyra sesi të largojmë stresin që vjen nga puna…

Kur mbyll derën e zyrës,  mbyll gjithashtu çdo mendim lidhur me punët e tua atje.  

Është shumë gjë e bukur që të dashurosh atë çka bën, është shumë mirë që të kesh pasion për punën tënde, por jeta jote nuk përcaktohet vetëm nga ajo çfarë bën profesionalisht.  Ndalo së qeni i varur ndaj punës dhe mëso se si të lesh çdo mendim lidhur me punën në zyrën tënde.

Largohu nga puna në kohën e caktuar 

Jeta jote personale është po ashtu e rëndësishme siç është edhe jeta jote e punës. Të përballesh me këtë realitet  dhe të mësohesh të punosh kështu, do të bëj që të ndihesh më i suksesshëm dhe më pak i stresuar. Kështu pra, mbaj mend që të shkosh në shtëpi dhe të shijosh dhe jetën që ke atje.   

Qesh pak

Merre ndonjëherë me të lehtë dhe qesh me absurditetet që mund të ndodhin gjatë jetës. Mbaj mend se sa më i ulët të jetë niveli  i stresit, aq më i madh do të jetë vlerësimi yt  ndaj jetës dhe do të jesh më i  aftë për t’u kujdesur për të tjerët.

Pusho, qetësohu dhe luaj përditë

40% e njerëzve që kanë qenë pjesë e një vëzhgimi, kanë thënë se ata nuk shpenzojnë mjaftueshëm kohë duke u marrë më aktivitete që të çlodhin.  Dhe cila është pengesa më e madhe për të luajtur? Vetja jonë. Jepi vetes tënde lejen për t’u kënaqur.

Shko në një udhëtim  të gjatë 

Të gjithë kanë nevojë për një ndryshim  për të pasur më shumë paqe dhe për të bërë qejf herë pas here.  Pushimet ofrojnë atë fuqi rindërtuese,  për të cilën kanë nevojë shumë njerëz. Nëse nuk  do mundesh të rigjenerohesh për një kohë të  gjatë, të gjitha fuqitë e tua do të shterohen.

Krijo kujtime

Mos e injoro familjen tënde vetëm sepse të  duhet që të fitosh të ardhura në punë. Krijo eksperienca pozitive që ndikojnë në emocionet e tyre dhe krijojnë impakt tek ta, kështu ata do të kenë mundësi që të kujtojnë kohët e mira.

Kalo kohë rregullisht me familjen tënde

Traditat që ti  ndan me familjen tënde janë të rëndësishme për të ushqyer dhe për të shprehur dashurinë  për njerëzit e rëndësishëm në jetën tënde  dhe për të krijuar kujtime që ju bëjnë një familje.

Jepi kohë vetes për të zhvilluar një pasion që e do shumë.

Të kesh një punë është një mënyrë e shkëlqyer për të rifituar energji. Pavarësisht nëse të pëlqen të thurësh  me shtiza apo të bësh kraft , puzzle apo të dizenjosh rrobat, është mirë që të bësh atë që të pëlqen rregullisht.  Krijo një hapësirë kohe posaçërisht për këtë aktivitet.  Pasionet janë një mënyrë e mrekullueshme për të shprehur atë që mungon në jetët e disa njerëzve.

 Detyro veten që të ulësh ritmin

Menaxhimi i kohës nuk do të thotë se ju duhet të paketoni ditën tuaj si të ishte një fugon në lëvizje dhe të siguroheni vazhdimisht nëse është e mbushur me punë.  Në të vërtetë nuk ndihmon sasia e kohës mbi një punë, por fokusi dhe përqendrimi.

 Kujdesu për veten tënde vazhdimisht 

Kjo nuk do të thotë vetëm që ti  të shkosh  tek doktori dhe dentisti rregullisht. Rilidhu me fëmijërinë tënde dhe mbaj aktive jetën tënde sociale, dhe në raste të caktuara trajtoje  veten në një mënyrë speciale dhe mos u ndiej keq për kohën që po kalon. Ndonjëherë ke nevojë për periudha rigjenerimi në mënyrë që të shmangësh  mbërritjen në pikën e fundit, me energji të shteruara. Ndalu  ndonjëherë për pak dhe merru erë luleve ose luaj, kontakti me natyrën ndihmon gjithmonë.

Si të veprosh kur fëmija yt është në ankth
5 mënyra për të menaxhuar stresin dhe për të rritur paqen brenda teje

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>