“Një shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon personat e moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues dhe përfitues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicionalë në role udhëheqëse dhe konsultuese në komunitet, në të gjithë botën.” –Kofi Annan

 

 

 

Një Tetori shënon Ditën Botërore të Moshuarve, shpallur më 14 dhjetor 1990 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Tema e Ditës Botërore të të Moshuarve këtë vit është: “Hedhim hapa drejt së ardhmes.” Kjo për të nxitur vlerësim të kontributit të të moshuarve në familjet e tyre, komunitetet, dhe shoqëritë.

Disa Fakte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë:

Moshimi është një fenomen global. Popullsia e moshuar në botë, 60 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050, rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë: nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%.

– Pabarazitë e mëdha në shëndet vazhdojnë, siç duket qartë nga dallimet e jetëgjatësisë në lindje. Për shembull, ndërsa Japonia ka jetëgjatësinë më të lartë në botë në 82.2 vjet, në disa vende si Afrika kjo shifër është 40 vjet më e ulët.

– Brenda vendeve, pabarazitë në shëndet janë gjithashtu të rëndësishme
Pra, grupet më të larta social-ekonomike mund të jetojnë deri në 20 vjet më gjatë se njerëzit e grupeve të ulëta social-ekonomike.

– Deri në vitin 2050, afër 80% e të gjitha vdekjeve pritet të ndodhin në njerëzit mbi 60 vjeç. Shpenzimet shëndetësore rriten me moshën, por më të përqendruara janë në dy vitet e fundit të jetës, pavarësisht se sa i vjetër është dikush. Ndërsa njerëzit jetojnë më gjatë, është e rëndësishme t’u sigurohet këtyre viteve shëndet, në mënyrë që shpenzimet e kujdesit shëndetësor të mund të menaxhohen.

– Abuzimi me të moshuarit është në rritje me plakjen e popullsisë dhe me dinamikën e ndryshimeve sociale. OBSH vlerëson se 4-6 % e personave të moshuar në mbarë botën vuajnë nga një formë abuzimi si fizik, psikologjik, emocional, financiar ose për shkak të lënies pas dore (neglizhimit).

 

7 mënyra për të qëndruar i motivuar.
Shëndeti yt

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>